E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Zgjedhjet e lira dhe demokratike janë kusht që Maqedonia duhet të plotësojë më 22 Mars, nëse dëshiron vazhdimin e rrugës së saj drejt NATO-s dhe Bashkim Evropian.Ky është mesazhi i Presidentit amerikan Barak Obama dhe i Sekretares së Shtetit, Hillari Klinton, të përcjellë sot nga ambasadori amerikan në Shkup Filip Riker, tre kandidatëve për kryetar të komunës së Haraçinës.
Riker:Duam tė shohim zgjedhje tė lira














Zgjedhjet e lira dhe demokratike janë kusht që Maqedonia duhet të plotësojë më 22 Mars, nëse dëshiron vazhdimin e rrugës së saj drejt NATO-s dhe Bashkim Evropian.Ky është mesazhi i Presidentit amerikan Barak Obama dhe i Sekretares së Shtetit, Hillari Klinton, të përcjellë sot nga ambasadori amerikan në Shkup Filip Riker, tre kandidatëve për kryetar të komunës së Haraçinës.

"Ne duam të shohim zgjedhje të lira dhe demokratike, ne e dimë se një gjë e tillë është e mundur këtu në Haraçinë si edhe në çdo vend tjetër këtu në Maqedoni sepse një gjë e tillë është e një rëndësie të veçantë për të gjithë qytetarët e Maqedonisë, për një të ardhme të sigurtë dhe unë do të vazhdojë të shpërndaj porosinë e presidentit amerikan deri në ditën kur do të mbahen zgjedhjet.

Unë besojë se banorët e Haraçinës por edhe të mbarë Maqedonisë të cilët presin dhe natyrisht meritojnë të kenë zgjedhje sa më mirë të organizuara, me qëllim që të ndihmojnë shtetin e Maqedonisë në rrugën e tij Euroatlantike", tha ambasadori i SHBA-ve në Maqedoni, Filip Riker.

"Më shumë se kurdoherë, kësaj radhe Maqedonia si shtet por edhe gjithë qytetarët e Maqedonisë, është e nevojshme, është shansi i fundit për Maqedoninë si shtet dhe për ardhmërin e saj euroatlantike që të kemi zgjedhje të qeta dhe demokratike", kandidati i BDI-së për kryetar të komunës së Haraçinës, Shefik Duraki.

"Nga ambasadori amerikan morrëm porosi që të kemi zgjedhje të lira dhe demokratike dhe që mos të ketë incidente, mos të ndodhë Qershori i vitit 2008 dhe ishim tre kandidatë dhe nuk kishim asnjë kundërshtim për këto zgjedhje ....të lëmë popullatën të votojë si di vetë, të japin votën e vet, vullnetin e vet të shprehin dhe të zgjedhin kandidatin e vet", tha Fikri Bilalli,kandidat i PDSH-së për kryetar të Haraçinës.
Ambasadori amerikan në shkup, Riker u shpreh gjithashtu se pret një pjesëmarrje të lartë të qytetarëve në votime.

Valmir Kuçi. Alsat-M

Publikuar: 13.03.2009 | 20:04
Lexuar: 433 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime