Zëdhënësi i Policisë, Bakiu Kelani ka thënë se të shtënat kanë ardhur nga një makinë xhip i zi dhe viktima ka mbetur i vdekur në vend. Sipas tij ende janë të paqarta motivet që çuan në këtë krim.
Është vrarë një pjesëtar i Policisë së Kosovës, të hënën në mbrëmje, në qytetin e Klinës. Policia njofton se bëhet fjalë për A. Sejdiun, i cili është vrarë para derës së shtëpisë, kur është shtënë me armë zjarri në drejtim të tij. Po ashtu plagë ka marrë edhe një i afërm i viktimës, por është jashtë rrezikut për jetë.
Zëdhënësi i Policisë, Bakiu Kelani ka thënë se të shtënat kanë ardhur nga një makinë xhip i zi dhe viktima ka mbetur i vdekur në vend. Sipas tij ende janë të paqarta motivet që çuan në këtë krim.
Polici nuk ishte në detyrë në momentin e ngjarjes dhe policia po i vazhdon hetimet.
Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, që nga vitit 2001 janë vrarë 11 policë.