Në një letër dërguar kreut të qeverisë, Rama thekson se "opozita është tërhequr nga kërkesa për hetimin e fletëve të votimit dhe nuk e kushtëzon marrëdhënien e mëtejshme me Parlamentin me fatin e fletëve të votimit, pavarësisht opinioneve krejt të ndryshme për këtë çështje".
- Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ftoi sot Kryeministrin Sali Berisha që të shqyrtojë ofertën e re të opozitës për zgjidhjen e ngërçit politik.
Në një letër dërguar kreut të qeverisë, Rama thekson se "opozita është tërhequr nga kërkesa për hetimin e fletëve të votimit dhe nuk e kushtëzon marrëdhënien e mëtejshme me Parlamentin me fatin e fletëve të votimit, pavarësisht opinioneve krejt të ndryshme për këtë çështje".
"Oferta jonë bazohet te Rezoluta e Parlamentit Europian dhe unë j'ua kam dorëzuar atë në formën e një projekti të firmosur nga mbi 30 deputetë të opozitës për ngritjen e menjëhershme të një komisioni hetimor për zgjedhjet, me shumicë dhe nën drejtimin e opozitës dhe me një mandat të plotë hetimi për kutitë e materialeve zgjedhore, pa përfshirë fletët e votimit", thuhet në këtë letër.
Sipas tij "oferta e re opozitës bëhet në emër të interesave të vendit dhe në funksion të axhendës europiane". Me nisjen e procesit të hetimit të zgjedhjeve të kaluara, Rama siguron se "opozita është e gatshme të nisë dialogun për reformën zgjedhore"./