E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Gjashtë ditë pas kësaj ndeshjeje, Reali do të ketë një udhëtim tjetër, shumë më të rëndësishëm se në "Amesterdam Arena". Reali më 29 nëntor në "Camp Nou" do të luajë derbin me Barcelonën, i njohur ndryshe edhe si "El Clasico".
Reali me trup nė Amsterdam, me mendje te Barcelona





Përballja e shumëpritshme në La Liga me rivalin e përhershëm për titullin e kampionit, Barcelonën, bën që skuadra e Real Madridit të mos jetë 100 për qind me mendje në Amsterdam, ku do të zhvillojë ndeshjen e radhës të Ligës së Kampionëve kundër Ajaxit, të martën mbrëma (20:45). Ky komoditet i Realit vjen pasi ka siguruar kalimin e fazës grupore dhe i nevojitet vetëm edhe një pikë për të konfirmuar vendin e parë në Grupin G. Aktualisht skuadra spanjolle prinë me dhjetë pikë, kurse Ajaxi ka gjashtë pikë më pak dhe zë vendin e tretë në grup.

Gjashtë ditë pas kësaj ndeshjeje, Reali do të ketë një udhëtim tjetër, shumë më të rëndësishëm se në "Amesterdam Arena". Reali më 29 nëntor në "Camp Nou" do të luajë derbin me Barcelonën, i njohur ndryshe edhe si "El Clasico".

"Do të ketë ndryshime me Ajaxin, sepse gjërat po shkojnë mirë dhe në radhët tona kemi futbollistë që mund të japin kontributin e tyre në çdo moment", ka thënë Aitor Karanka, që zëvendësoi Jose Mourinhon në dy ndeshjet e fundit në La Liga shkaku i suspendimit. "Sa i përket La Ligas ende jemi në krye të klasifikimit dhe do të shohim të hënën e ardhshme se çka do të ndodhë me Barcelonën. Tash do të kemi punë me Ajaxin".

Sulmuesi argjentinas Gonzalo Higuain dhe mesfushori gjerman Sami Khedira nuk kanë udhëtuar fare me ekipin shkaku i dëmtimeve, kurse ata do të zëvendësohen nga Karim Benzema dhe Lassana Diarra. Gjithashtu për këtë ndeshje pritet që Mourinho ta pushojë edhe portugezin Cristiano Ronaldo, që këtë edicion në La Liga ka shënuar 14 gola në 12 ndeshje.

"Pa dyshim se Ajaxi do ta na shkaktojë telashe dhe do të jetë një ndeshje shumë e vështirë. Me rëndësi është të jemi të fokusuar dhe të shënojmë fitore për t'u dhënë fund dilemave për kreun e tabelës. Me fitore do të jemi më të qetë në vazhdim", ka thënë portieri spanjoll Iker Casillas, që në fazën grupore të Ligës së Kampionëve ka pranuar vetëm dy gola në katër ndeshje të zhvilluara deri më tani.

Ndërkohë, Ajaxi do të mundohet t'i jap fund frustrimit prej tri ndeshjeve pa fitore në kampionatin vendas "Eredivisie". Pësoi humbje nga ADO Den Haag, AZ Alkmaari dhe së fundi barazoi pa gola me PSV Eindhovenin.

Sulmuesi uruguaian Luis Suarez është nën presion të madh, sikurse edhe trajneri Martin Jol.

Ajaxit të paktën i nevojitet një pikë për të mbajtur shpresat gjallë për kualifikim, pasi në duelin tjetër të këtij grupi përballen Auxerr dhe Milan.

"Nuk guxojmë të pësojmë humbje nga Reali në asnjë mënyrë nëse duam të mbetemi ende në garat evropiane", ka thënë Suarez.

Trajneri Jol nuk do të ketë në dispozicion Urby Emanuelsonin, kurse në dyshim mbetet paraqitja e mesfushorit Vurnon Anita.

Publikuar: 23.11.2010 | 15:18
Lexuar: 300 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime