E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Qëndrimi jonë nga fillimi ka qenë që institucionet shtetërore duhet ta pastrojnë deri në fund këtë aferë dhe për këtë do t'ju udhëzojë që çështjet t'i orientoni deri te Ministria e Punëve të Brendshme dhe deri te gjyqësia e Maqedonisë", deklaroi Ademi.
Ademi mohon ndėrlidhje tė BDI-sė me arrestimin e Hysen Musliut








Zëvendëskryetari i Qeverisë, Abdilaqim Ademi dhe një funksionar i lartë në BDI, sot mohuan se me sugjerim të partisë së tij është arrestuar Hysen Musliu, ish-funksionar në Shërbimin për siguri shtetërore në kuadër të hetimit për dosjet të ndërlidhura me përfaqësues të lartë të BDI-së dhe dërgoi përgjigje që të kërkohen nga MPJ-ja dhe autoritetet gjyqësore.

"Qëndrimi jonë nga fillimi ka qenë që institucionet shtetërore duhet ta pastrojnë deri në fund këtë aferë dhe për këtë do t'ju udhëzojë që çështjet t'i orientoni deri te Ministria e Punëve të Brendshme dhe deri te gjyqësia e Maqedonisë", deklaroi Ademi.

Ai përgënjeshtroi se përfaqësues të BDI-së kanë theksuar në Musliun pas çka ai është arrestuar, siç kanë publikuar disa media.

"Kjo nuk është e saktë dhe pikërisht për këtë thash se duhet të orientoheni deri te MPB-ja", tha zëvendëskryeministri duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas takimit me euroambasadorin Ervan Fuere në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë.

Fuere vlerësoi se çështja e lustrimit nuk duhet të politizohet po të trajtohet në mënyrë shumë sensitive.

"Në të gjitha shtetet deri tani u tregua si proces sensitiv dhe kjo nuk duhet të jetë bazë e axhendave politikë. Duhet t'u lejohet organeve gjyqësore ta bëjnë të veten", tha euroambasadori

Publikuar: 23.11.2010 | 06:57
Lexuar: 598 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime