E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Lëvizja Qytetare ZGJOHU! sot përmes një reagimi dënon ashpër manipulimin skandaloz mediatik të realizuar nga një organizatë në televizionin A1 nga Shkupi, ku sabotohen manifestimet e paralajmëruara nga ZGJOHU! për më 28 nëntor 2010 në Sheshin Skënderbeu në Shkup.
ZGJOHU! organizator i vetėm i koncertit tė 28 nėntorit nė Sheshin Skenderbeu




"ZGJOHU! dinstancohet plotësisht nga video-klipi i emituar në televizionin maqedonas A1, që me një koincidencë të çuditshme përfundon me informacion, i cili përputhet plotësisht me koncertin tradicional të ZGJOHU!, që mbahet më 28 nëntor në Sheshin Skënderbeu. Ky informacion krijon huti tek shqiptarët pasi që përmend ditën dhe orën e koncertit të ZGJOHU! ndërsa pamjet që shfaqen në spotin e OJQ-së së panjohur nuk kanë asgjë të përbashkët me koncertin e Lëvizjes ZGJOHU! të po asaj dite dhe ore. Lëvizja ZGJOHU! është organizatori i vetëm i koncertit të 28 nëntorit të vitit 2010, që realizohet me ndihmën e Komunës së Çairit në Sheshin Skënderbeu me fillim në ora 17:00", thuhet në reagimin e Lëvizjes qytetare ZGJOHU!.

Dita e Flamurit është e shenjtë për shqiptarët dhe ZGJOHU!, potencohet më tej në reagim, kundërvihet fuqishëm ndaj çdo tendence për të manipuluar me flamurin kuq e zi dhe me festën më të madhe kombëtare shqiptare.

"ZGJOHU! në asnjë mënyrë nuk do të lejojë që mundi i aktivistëve dhe përkrahësve tanë të këqpërdoret për kalkulime politike të asnjë subjekti ose mediumi. ZGJOHU! është e tmerruar nga lehtësia për manipulim mediatik të opinionit publik dhe të integritetit të OJQ-ve dhe subjekteve tjera pa mbajtur përgjegjësi. Ky keqpërdorim flet qartazi për gjendjen e politizuar dhe të partizuar të OJQ-ve dhe mediave që vihen në shërbim të subjekteve politike", reagon ZGJOHU!.

ZGJOHU! kërkon nga televizioni A1 të ndërprejë menjëherë dhe pa asnjë vonesë emitimin e reklamës sonë për manifestimet e 28 nëntorit. ZGJOHU! gjithashtu distancohet nga çdo akt i padëshiruar që mund të ndodh me 28 nëntor si pasojë e keqinformimit të qytetarëve në televizionin A1 nga ana e një porositësi të panjohur. Përgjegjësinë do ta mbajë porositësi dhe mediumi, në të cilin emitohet ky spot", thuhet mes tjerash në reagimin e lëvizjes qytetare ZGJOHU!, e cila në të njëjtën kohë njofton se me kohë do t’i informojë qytetarët për ndryshimet eventuale në manifestimin e planifikuar më 28 nëntor në Sheshin Skënderbeu, që mund të përfshijnë anulimin ose dislokimin e manifestimit, ndryshimin e orarit, etj.

Publikuar: 23.11.2010 | 15:58
Lexuar: 514 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime