E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sekretari i komunës së Gostivarit Naxhi Xhelili theksoi se sa i përket transparencës, Komuna e Gostivarit vepron në pajtim me Ligjin për qasje të lirë deri te informatat me karakter publik dhe Ligjit për parashtresa dhe ankimime, por për një kooperim më të mirë është e nevojshme edhe qasja më korrekte e institucioneve qendrore dhe interesimi më i madh nga ana e qytetarëve dhe Bashkësive lokale.
Debat pėr prioritetet nė zėrat buxhetore nė Komunėn e Gostivarit











Në suaza të bashkëpunimit të Komunës së Gostivarit me Asociacioni “Most”, u mbajt debat publik me temë “Vetëqeverisje lokale e përgjegjshme, kooperative dhe transparente”.

Në takim morën pjesë përfaqësues të komunës, bashkësive lokale, sektorit joqeveritar dhe qytetarë të tjerë. Qëllimi i këtij debati publik ishte determinimi i prioriteteve të cilat duhet të përfshihen nëpër zërat buxhetore për vitin e ardhshëm fiskal.

Sekretari i komunës së Gostivarit Naxhi Xhelili theksoi se sa i përket transparencës, Komuna e Gostivarit vepron në pajtim me Ligjin për qasje të lirë deri te informatat me karakter publik dhe Ligjit për parashtresa dhe ankimime, por për një kooperim më të mirë është e nevojshme edhe qasja më korrekte e institucioneve qendrore dhe interesimi më i madh nga ana e qytetarëve dhe Bashkësive lokale.

Çështjet kryesore të cilat u prekën në këtë debat kishin të bëjnë me problemet infrastrukturore, me theks të veçantë deponia rajonale “Rusino” dhe stacioni filtrues i ujit të pijshëm.
Debat për prioritetet në zërat buxhetore në Komunën e Gostivarit

Për çështjet e shpalosura dhe pyetjeve të parashtruara të të pranishmëve u përgjigj sekretari i komunës së Gostivarit Naxhi Xhelili i cili mes tjerash theksoi se mundësitë e komunës janë të limituara dhe ato varen kryesisht nga vjelja e tatimit në pronë dhe taksave tjera komunale.

“Në vitin 2009 arritëm ta menaxhojmë me sukses gjendjen tejet e vështirë financiare të cilën e trashëguam, ndërsa për këtë vit arritëm rezultate të kënaqshme edhe krahas asaj se paguajmë mesatarisht nga 150-200 mijë euro borxhe të vjetra. Shpresojmë se në vitin e ardhshëm mundësitë financiare do t’i kemi më të volitshme dhe gjatë hartimit të buxhetit do t’i kemi parasysh prioritet të cilat dolën nga ky takim”, theksoi mes tjerash Xhelili.

Nuri Bajrami – përgjegjës për qasje të lirë deri te informatat me karakter publik, njoftoi të pranishmit se mosinteresimi i qytetarëve por edhe i subjekteve siç janë bashkësitë lokale, paraqesin një problem brengosës në komunën tonë dhe ftoi të pranishmit për një bashkëpunim më të mirë në të ardhmen.

Publikuar: 24.11.2010 | 00:09
Lexuar: 549 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime