E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi është shprehur i kënaqur me angazhimin e diplomacisë së vendit dhe të mbështetësve ndërkombëtarë të pavarësisë së Kosovës në procesin e lobimit për njohje.
Thaēi:Ofensivė diplomatike pėr njohje tė reja










Javën e kaluar, Kosova ka marrë njohjen e 56-të nga Republika e vogël e Palaut, njohje që sipas numrit një të qeverisë së Kosovës erdhi pas një aktiviteti të ngjeshur diplomatik të Kosovës.

Thaçi thotë se ky aktivitet do të rezultojë me njohje tjera të shtetit të Kosovës.
“Jemi duke punuar dhe presim njohje të reja, kemi mbështetjen dhe angazhimin e shumë miqve dhe partnerëve tanë në SHBA, parnerët tanë evropianë dhe nga njerëzit me rëndësi në opinionin publik ndërkombëtar por edhe diplomacinë botërore. Është një ofensivë e gjithanshme e diplomacisë kosovare në këtë drejtim”, deklaroi kryeministri Hashim Thaçi.

Në planin e brendshëm, qeveria e Kosovës, e mbledhur të premten pas një pauze disajavore, ka miratuar projektin multietnik për rindërtimin e 29 shtëpive në komunën e Novo Bërdes. Projekti do të kushtojë mbi 500 mijë euro, 460 mijë nga të cilat do të mbështeten nga buxheti i Kosovës, ndërsa qeveria e Norvegjisë ka kontribuar me 75 mijë euro.


“Janë 29 familje në fshatrat Bostan dhe Llabjan që jetojnë në kushtë shumë të vështira. Do të jetë një projekt për rindërtimin dhe renovimin e shtëpive të tyre. Janë 8 familje serbe, 8 familje shqiptare dhe 13 familje rome, shkali dhe egjiptas”, tha zëdhënësi i Qeverisë Memli Krasniqi.


Sipas zëdhënësit të qeverisë, Krasniqi, në mbledhjen e sotme, ekzekutivi kosovar ka diskutuar edhe për protestat e serbëve në disa pjesë të Kosovës për shkak të mungesës së energjisë elektrike. Gjithashtu qeveria ka miratuar Projektligjin për Takimin mbi Vlerën e Shtuar me të cilin ka larguar nga TVSH-ja botimin dhe shitjen e librit.

/alsat-m/

Publikuar: 14.03.2009 | 04:26
Lexuar: 377 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime