Komisioni Vlerësues për ndarjen e bursave studentore i SH.K. SKOFIA, nga gjithsej 180 aplikime valide, për vitin akademik 2010/11, ka ndarë gjithsej 40 bursa, nga të cilat 26 bursa ju kanë takuar studentëve që studiojnë në Universitetin Shtetëror të Tetovës, ndërsa përfitues të bursave tjera janë studentë të universiteteve tjera publike dhe private të vendit.
Shoqata Kulturore SKOFIA nga Tetova, edhe këtë vit akademik 2010/2011, ka vazhduar me ndarjen e bursave për studentë të suksesshëm dhe të talentuar.
Komisioni Vlerësues për ndarjen e bursave studentore i SH.K. SKOFIA, nga gjithsej 180 aplikime valide, për vitin akademik 2010/11, ka ndarë gjithsej 40 bursa, nga të cilat 26 bursa ju kanë takuar studentëve që studiojnë në Universitetin Shtetëror të Tetovës, ndërsa përfitues të bursave tjera janë studentë të universiteteve tjera publike dhe private të vendit.
Kryetari i SH.K. SKOFIA, Husein Rizai, shprehet tepër i kënaqur me interesimin e lartë të studentëve për aplikim. Si rezultat i aplikimeve të shumta, ne kemi zbatuar të gjitha procedurat dhe kriteret e vlerësimit, në mënyrë që përfitues të këtyre bursave të jenë studentët më meritor, theksoi ai, duke shtuar se interes më i lartë është treguar nga studentët që studiojnë në USHT, dhe kjo ka ardhur si rezultat i informimit në kohë dhe të saktë të studentëve nga ana e Qendrës për Shërbime Studentore dhe Karrierë.
Ndërkaq, Daut Memeti, koordinator i Qendrës për Shërbime Studentore dhe Karrierë, potencoi se bashkëpunimi institucional ndërmjet USHT-së dhe SH.K. SKOFIA ka për qëllim sigurimin e ndihmës financiare për studentë në nevojë dhe avancim profesional të studentëve të suksesshëm dhe talentuar. Po ashtu, z. Memeti theksoi se Qendra për Shërbime Studentore dhe Karrierë gjatë këtij fillimviti akademik ka menaxhuar me sukses edhe disa konkurse tjera për ndarjen e bursave, ku pritet që studentët e USHT-së të jenë edhe përfituesit më të mëdhenj të konkurseve në fjalë.
Ndryshe, vlera e bursave nga SH.K. SKOFIA është 3000 denarë në muaj, në afat kohor prej 9 muajsh. Përfitues të këtyre bursave janë studentët e studimeve të ciklit të parë edhe të dytë.