E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Delegacioni do të pritet me nderime të larta ushtarake, nga homologu, shefi i Shtatmadhorisë së ARM-së, gjenral-nënkoloneli, Mirosllav Stojanovski.
Delegacioni i Komitetit ushtarak tė BE-sė pėr vizitė dyditėshe zyrtare nė Maqedoni




Delegacioni i lartë i Komitetit ushtarak (KU) të BE-së, i kryesuar nga kryesuesi i KU-së në BE, gjenerali suedez, Hakan Siren, prej nesër do të qëndrojë për vizitë dyditëshe zyrtare në Republikën e Maqedonisë.

Delegacioni do të pritet me nderime të larta ushtarake, nga homologu, shefi i Shtatmadhorisë së ARM-së, gjenral-nënkoloneli, Mirosllav Stojanovski.

Në takimin në SHM të ARM-së, para gjeneralit Siren, paralajmëroi Ministria e Mbrojtjes, do të prezantohet transformimi i ARM-së dhe shkalla e arritur e reformave, pjesëmarrja në misionet jashtë Republikës së Maqedonisë, ndërsa do të bisedohet edhe për aktivitetet rreth pjesëmarrjes së ARM-së në projektin për zhvillin të grupit luftarak të BE-së (EU battle group 2012).

Gjatë kësaj vizite të parë zyrtare në Republikën e Maqedonisë, kryesuesi i KU të BE-së, është paraparë që gjenerali Siren të takohet me ministrin e Mbrojtjes, Zoran Konjanovski. Pritet të takohet edhe me ministrin e Punëve të Jashtme, Antonio Milloshoski, si dhe me kryetarin e Komisionit për mbrojtje dhe siguri në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, Vlladimir Gjorçev.

Publikuar: 24.11.2010 | 14:40
Lexuar: 212 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime