E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Me moton "Ne dy milionë, u bëmë brend i gjelbër botëror - dil mbjellë dhe inspiro gjashtë miliardët e tjerë" sot në 30 komuna në Maqedoni do të mbjellen pesë milionë fidane në kuadër të aksionit "Dita drurit - mbjelle ardhmërinë tënde!".
Nė Maqedoni sot do tė mbjellen pesė milionė fidane

Dy milionë fidane do të mund t'i mbjellin qytetarët, kurse tre milionë të tjerat do të jenë në farë dhe do të mund t'i mbjellin të punësuarit e Ndërmarrjes publike "Pyjet e Maqedonisë".

Siç thanë organizatorët e aksionit, këngëtari i operas Boris Trajanov dhe Lupço-Bubo Karov, transporti edhe kësaj radhe do të jetë falas për lokacionet më të largëta.

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Nikolla Gruevski do të mbjellë fidane në vendin Tërnovec, në afërsi të fshatit Ketenovë të Kratovës, zëvendëskryeministri Zoran Stavrevski në vendin Kodra e Ajvatovit, kurse ministri i Punëve të Jashtme, Antonio Milloshoski dhe përfaqësues të misioneve diplomatiko-konsullatare dhe organizatat ndërkombëtare në poligonin Kamnik.

Ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska do të mbjellë fidane në vendin e quajtur Strelishte në afërsi të Dibrës, ministri i Ekonomisë, Fatmir Besimi në lokacionin Kukudarka në Tetovë, kurse ministri i Shëndetësisë, Bujar Osmani në atarin e fshtatit Çegran të Gostivarit.

Në aksion do të përfshihen edhe përfaqësues të pushtetit lokal, kandidatët për kryetar të komunave dhe yjet e estradës.

Këngëtarët Llambe Allabakovski dhe Goce Arnaudov, fidane do të mbjellin në Kratovë, Kristina Arnaudova dhe Momo Nikollovski do të jenë në Kratovë, Maja Vukiçeviq dhe Naumçe Mojsoski në Shkup, Elena Risteska në Kriva Pallankë.

Në aksion me rreth 1.900 pjestarë të shtatë garnizoneve të armatës në 16 pika në Republikën e Maqedonisë në mënyrë aktive do të përfshihet edhe Armata e Republikës së Maqedonisë.

Pjestarët e ARM do të mbjellin fidane në Shkup, në pikat: Milladinovc, Karadak të Shkupit dhe në Lumin Kadina, në Manastir në pikat - Guri i Bardhë, në Ohër në pikat, Podmole dhe Orvnik, në Tetovë në pikat - Starasevë dhe Tenovë, në Gostivar në pikën Rudinë, në Brod në pikën Vidush Karpa, në Kumanovë në pikat - Vraçovc dhe Sllupçan, në Prilep në pikat Nikodin dhe Alincë, në Shtip në pikat - Kalimerovë, në Veles në pikën Otovica. Në Kriva Pallankë në pikën - Bashtevë, në Kërçovë në pikën - Brzhdan, në Koçan në pikat - Lumi i Zletovës dhe Ozhdmicë, në Radovish në pikën Smërdeshko, në Shën Nikollë në pikën - Haxhibegovë dhe në Vinicë në pikat - Guri i Zi dhe Isti Banja.

Në këtë aksion pjestarët e ARM-së pritet të mbjellin mbi 600 mijë fidane të reja të ndryshme.

Sipas shembullit të Maqedonisë më 20 mars për herë të parë drunjë do të mbjellin qyetatët e Malit të Zi, kurse në tetor pritet Dita e drurit të realizohet edhe në tërë Ballkanin.

Në aksionin e parë më 12 mars të vitit të kaluar qyetatrët kanë mbjellë dy milionë fidane, kurse më 19 nëntor gjashtë milionë për një ditë. Aksioni është ndihmuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë, BNJVL-së dhe sektorit OJQ, kori diplomatik, estrada e Maqedonisë, artistë të shquar, sportistë dhe nga kompani nga vendi./mia/


Publikuar: 14.03.2009 | 04:31
Lexuar: 998 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime