E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Shihet se britanikët dëshirojnë të ndihmojnë dhe kërkojnë mënyrë se si ta bëjnë atë", deklaroi kryeministri Gruevski pas bisedimeve me nikoqirin e tij, Dejvid Kameron, duke sqaruar se në Londër Maqedoninë e shohin si vend miqësor.
Kryeministri Gruevski e pėrfundon vizitėn nė Britani tė Madhe





Kryeministri Nikolla Gruevski sot e përfunon vizitën dyditore në Britani të Madhe, në suaza të së cilës u takua me kryeministrin britanik, Dejvid Kameron, ndërsa mori pjesë edhe në forumin e biznesit Bllumberg që u mbajt në Londër.

Takimi ndërmjet dy kryeministrave në Dauning strit 10 do të thotë avancim i mëtutjeshëm i marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Maqedonisë dhe Britanisë që, sipas kryeministrit të Maqedonisë, karakterizohen me marrëdhënie të shkëlqyeshme politike dhe mbështetje të fuqishme britanike për ambiciet euroatlantike të Maqedonisë, si dhe me bashkëpunim të përforcuar ushtarak në suaza të pjesëmarrjes së Maqedonisë në misionin ndërkombëtar në Afganistan.

"Shihet se britanikët dëshirojnë të ndihmojnë dhe kërkojnë mënyrë se si ta bëjnë atë", deklaroi kryeministri Gruevski pas bisedimeve me nikoqirin e tij, Dejvid Kameron, duke sqaruar se në Londër Maqedoninë e shohin si vend miqësor.

Në bisedimet në të cilat morën pjesë edhe ministrat e Punëve të jashtme të të dy shteteve, Antonio Milloshoski dhe Uilliam Hejg, nga ana britanike u tregua interesim i fuqishëm dhe detajor për zhvilliminn e përgjithshëm të Maqedonisë dhe për kontestin e imponuar nga Greqia rreth emrit të shtetit tonë.

Forumin evropian të liderëve në organizim të kompanisë Bllumberg, kryeministri Gruevski e shfrytëzoi për promovimin e mundësive të Maqedonisë si destinacion për investimet e huaja, por edhe për përgatitjet e Qeverisë së Maqedonisë nga zgjerimi i mundshëm i krizës në eurozonë që sërish po e godet tregun financiar botëror.

Maqedonia, sipas Gruevskit, nuk ka goditje të drejtpërdrejtë nga kriza, por nëse ajo thellohet, pasojat do të ndjehen edhe tek ne, posaçërisht që 60 për qind e eksportit të Maqedonisë është i lidhur me vendet e BE-së.

Gjatë qëndrimit në Britani të Madhe, kryeministri Nikolla Gruevski pati takime me kompani të njohura botërore, bisedoi me dy deputetë të Partisë konservatore në pushtet, ndërkaq u takua edhe me përfaqësues të komunitetit nga Maqedonia, të cilët jetojnë dhe punojnë në atë vend.

Publikuar: 24.11.2010 | 14:42
Lexuar: 235 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime