Me zgjedhjen e ushqimeve të shëndetshme dhe ushqyese të cilat ndikojnë në disponimin tonë, së bashku me pushimin e mjaftueshëm dhe me aktivitetet fizike, mund të arrihet shëndeti optimal fizik dhe emocional.
Gjatë kohës së dy javëve të para të programit Përshpejtimi i disponimit të mirë eliminohen ushqimet që sjellin disponimin e keq, ndërsa në meny gjenden ato që përmirësojnë disponimin. Është e mundshme që të kombinohen kategori të ndryshme me tri lloje të ushqimeve në tri shujta dhe dy messhujta.
Gjatë kohës së shkallës së dytë të fazës Ndihu mirë dhe dobësohu mund të kufizohet sasia e çokollatës dhe sheqernat shtesë. Tek kur të arrihet pesha e dëshiruar, dieta kalon në fazën e disponimit të mirë. Kjo dietë mbështet përzgjedhjen e atyre ushqimeve që kanë ndikimin më të madh në eliminimin e stresit dhe vlerën më të lartë ushqyese. Kjo përfaqëson një qasje gjithëpërfshirëse të trupit dhe të trurit dhe është e bazuar në parimet solide të konfirmuara shkencërisht, pohojnë autorët e librit Të gjitha dietat e botës.
Të dy fazat e dietës janë të shëndetshme madje edhe gjatë periudhës më të gjatë, pasi që janë fleksibile në përzgjedhjen e ushqimeve. Është ideale për të gjithë ata që aspirojnë më shumë energji nëpërmjet ushqimit dhe aktiviteteve fizike dhe kanë nevojë për ndryshime në stilin e jetës.
Mbështetet përzgjedhjen e ushqimeve të shëndetshme në kombinim me aktivitet fizike. Nëse nuk ekzistojnë arsye specifike shëndetësore të cilat kërkojnë ndonjë dietë speciale, ky plan për dobësim është shumë i mirë.
Propozimet për meny
Mëngjesi
Palaçinka me miell integral dhe me fara liri, manaferra të freskëta, salsiçe nga soja dhe omlet me të bardhtë e vezës, tost integral, portokall apo drithëra me shumë fibra, banane, qumësht, vezë, kafe me fara të lirit, ujë apo tost integral me salsiçe nga soja, jogurt të pemëve me fara të lirit, ujë apo drithëra nga tërshëra me fara të lirit dhe me manaferra, vezë të ziera.
Dreka
Biftek, sallatë nga domatet dhe trangujt, supë, ujë dhe sallata nga tuna dhe spinaqi, sandviç pule dhe bukë integrale, sallatë nga spinaqi, ujë dhe sandviç nga gjeldeti me bukë të bërë nga drithërat e përziera, sallata nga domatet, supë apo vezë të fërguara me spinaq dhe me domate, ujë dhe sallatë të pulës me kalori të ulëta me perime të përziera, supë nga perimet.
Darka
Pulë e pjekur, speca të kuq të pjekur dhe kungull, oriz apo fasule, perimet të përziera apo oriz, karkaleca të pjekur, kungull dimri, ujë dhe biftek viçi në skarë, kërpudha, pire nga patatet, salmon, brokoli, sallatë të gjelbër të përzier, portokall.
Messhujta 1
Kraker nga soja apo banane me jogurt, kokoshka apo mollë, dhe selino apo kikirikë.
Messhujta 2
Qumësht apo çokollatë e nxehtë me kalori të ultë apo vezë të ziera, supë pa kripë nga perimet apo gjeldeti të tharë.