E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Përveç medaljes së arit, talenti 18-vjeçar Xhuljo Vrenozi është shpërblyer nga organizatorët edhe me 600 euro, prej të cilave 200 për suksesin në gjysmëfinale dhe 400 për suksesin në finale.
Shqipėria kėrkon medalje edhe nė turneun









Gjergji Mima

- Pas triumfit në Shkup, në edicionin e 40-të të turneut prestigjioz ndërkombëtar të boksit "Gongu i Artë", ku Shqipëria mori një medalje të artë me boksierin Xhuljo Vrenzoi në peshën 64 kg, tekniku i ringut kuqezi, Zef Gjoni, i beson një tjetër suksesi në arenën ndërkombëtare.

Nga 24-28 nëntor Shqipëria do të marrë pjesë në turneun e radhës "Doreza e Artë" me nëntë boksierë.

"Në eventin e fundit ne kemi bërë një prezantim tepër dinjitoz, pse jo më të mirin, ndryshe nga herët e tjera, dhe në fund u kurorëzuam me meritë me medalje të artë. Realisht ka qenë një eksperiencë e bukur.

Me po kaq ambicie do të nisemi edhe në turneun e radhës në Beograd, në 'Dorezën e Artë', ku shpresojmë për një tjetër paraqitje mbresëlënëse", tha trajneri i kombëtares shqiptare, Zef Gjoni, për ATSH-në.

Në "Gongun e Artë" morën pjesë mbi 70 boksierë nga Shqipëria, Italia, Maqedonia, Serbia, Rusia, Bosnjë-Hercegovina, Mali i Zi, Bullgaria dhe Kuba.

Përveç medaljes së arit, talenti 18-vjeçar Xhuljo Vrenozi është shpërblyer nga organizatorët edhe me 600 euro, prej të cilave 200 për suksesin në gjysmëfinale dhe 400 për suksesin në finale.

Edicioni i 40-të i "Gongut të Artë" u zhvillua në palestrën moderne "Boris Trajkovski" të Shkupit, ndërsa sportisti më i mirë i turneut u shpall boksieri rus, Maksim Gazizov, në peshën 75 kg

Publikuar: 24.11.2010 | 17:22
Lexuar: 493 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime