E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Të gjithë thonë se i ngjan, edhe vetë ajo e di këtë gjë. Megjithatë, më shumë se një ngjashmëri fizike, Eralda Hitaj shpreson që fati i mirë i aktores në karrierë ta ndjekë edhe në profesionin e ri që ka zgjedhur.
Eralda Hitaj: “Mė thonė qė jam si Angelina Jolie”















Prej disa kohësh është përfshirë në botën e ekranit të vogël, ku po mendon të investojë seriozisht për të ardhmen, por pa harruar botën e modës. Të kesh një imazh të ngjashëm me atë të një artisteje të adhuruar të kinemasë bashkëkohore, ka dy këndvështrimet e veta. Së pari, krahasimi me një ikonë të tillë, përbën shenjë vlerësimi, si dhe një mundësi të mirë për t’u vënë në qendër të vëmendjes. Por ka edhe anën tjetër: që harrohesh se je “ti” dhe njerëzit vazhdimisht kërkojnë përqasje edhe në detajet më të imëta. Për Eralda Hitaj, modelen shqiptare, e cilësuar si “Angelina Jolie shqiptare”, kjo është një lloj “loje”, të cilën tashmë ka mësuar ta luajë. E ka dëgjuar krahasimin për ngjashmërinë e saj me aktoren Angelina Jolie, që kur konkuroi për herë të parë në “Miss Universe” në Kaliforni. Që atëherë emri i “Jolie” e ka ndjekur kudo.

Realisht emri i aktores së njohur i krijon një buzëqeshje të lehtë pranimi dhe kënaqësie në fytyrë. Ka zgjedhur të studiojë për regji, për të qenë sa më afër aktrimit, megjithëse i kanë sugjeruar të bëhet aktore, “njëlloj si Angelina”. Por nuk është mjaft kjo për Eraldën.
Ka punuar si moderatore në një prej programeve simbol të brezit të ri në Top Channel, në “Select”, duke filluar një karrierë të re edhe në ekran. Brune, e kripur me sy bojëqielli, natyra është treguar bujare me Eraldën. Fati e ka ndjekur që kur takoi “kumbarin” e modeleve më të mira shqiptare në Botë, fotografin e njohur Fadil Berisha. Miss, modele, pjesmarrëse në sfilata me peshë, imazhi aktual i një agjensie mjaft të njohur në Botë për veshjet e mbrëmjes, me dëshira deri tani të realizuara, ajo ka lënë nga pas ndrojtjen e fillimit të një vajze adoleshte dhe ka fituar pjekurinë e një femre e cila e di se çfarë kërkon.

Vlerësimet e shumta, kontratat ndërkombëtare dhe ofertat pa fund që vijnë në adresë të saj, e kanë bërë të ndihet më të sigurtë në vetvete, atë që të gjithë njohin si “Angelina Jole shqiptare”.

Kjo do të thotë se tani po hiqni përfundimisht dorë prej modës dhe sfilatave?

Këtë s’e kam të domosdoshme, mund të kujdesem paralelisht për modën dhe t’u përgjigjem pozitivisht ofertave për sfilata. Tek e fundit, është moda që më dha gjithçka, asaj ia detyroj suksesin dhe famën. Falë saj sot bëj një punë më të mirë, të cilën s’është kollaj ta sigurosh. Përveçse profesionalisht, karriera si modele më ka pasuruar edhe shpirtërisht. Ka qenë një përvojë që më ndihmoi në shumë drejtime...

Në ç`kuptim?

Një eksperiencë e tillë të rrit karakterin, të ndihmon të kuptosh më mirë vetveten dhe të jesh më e hapur me të tjerët. Të ndihmon në shumë aspekte: të bëhesh person publik, të mëson të sillesh dhe të menaxhosh karierën e marrëdhëniet me të tjerët. “Miss Universe” ishte një eveniment prestigjioz, dhe për mua ishte hera e parë që merrja pjesë në një organizim të këtyre përmasave. Po hidhja për herë të parë një hap të rëndësishëm.

Le të ndalemi pak tek ky spektakël që ju orientoi nga moda...

Ishte fat për mua që takova Fadil Berishën para tre vitesh dhe që u bëra e përzgjedhura e tij për të marrë pjesë në “Miss Universe”. Edhe pas konkursit, ai me ka ftuar te pozoja për të dhe kemi realizuar disa sherbime fotografike, në Shqipëri dhe SHBA. Ndër to do të veçoja një sesion fotografik në Krujë. E veshur me rroba popullore, tradicionale, etj. Më pëlqejnë së tepërmi ato fotografi.

Eralda Hitaj


Bukuria juaj është vlerësuar, madje ju kanë cilësuar si “Angelina Jolie shqiptare”. Kush e bëri të parin krahasim me aktoren e famshme?

Ju falenderoj për komplimentin, por s’kam qejf të flas për veten. Në fakt edhe vetë jam çuditur kur kam dëgjuar për krahasimin. Për herë të parë e kam ndeshur në forumet ndërkombëtare në internet, ku vizitorë të ndryshëm, pasi kishin parë fotografinë time të prezantuar në sitin e “Miss Universe”, që përpara garës, më cilësonin si Angelina Jolie. Pastaj e kam dëgjuar ta thonë shumë të tjerë shqiptarë dhe të huaj, sot e kësaj dite.

Juve realisht ju pëlqen t’i ngjani asaj?

Më pëlqen, por të mos harrojmë se unë jam Eralda që ngjasoj me Angelina Jolie. Realisht krahasimi me një figurë të tillë vetëm më ndihmon, më vë më tepër në dukje.

Shfletoni revista me fotografi të saj për të imituar diçka edhe nga stili i saj? Kjo gjë përdoret tepër në Botë...

Jo, nuk e bëj, nuk më ka shkuar nëpër mend. Por nuk dua të mbliverësohem. Të mos harrojmë se ne kemi pasur dhe një vajzë tjetër shumë shumë të bukur që përfaqësoi Shqipërinë në “Miss Universe” dhe ajo është Sadina Alla.

Si ndikoi “Miss Univers” tek ju?

“Miss Universe” ishte një botë e panjohur për mua. Po hyja në një ambient ku s’njihesha me askënd, s’isha përgatitur mirë për të shkëlqyer, kështu që... Shumica e vajzave që kishin ardhur aty, kalojnë jetën duke u përgatitur për konkurset e bukurisë, kurse unë i hyra asaj gare fare rastësisht. Modës dhe garave të bukurisë në vende të tjera u kushtojnë vite përgatitjeje, duke filluar në një moshë fare të vogël. Kanë një tjetër filozofi për “Miss Universe”, e shohin këtë aktivitet ndryshe... Konkurentet mësojnë të sillen, të flasin dhe të ecin me klas. Por do të thoja se arrita të përshtatem lehtë me situatat e reja që u krijuan. Mbeta e kënaqur nga spektakli, por po të më jepej edhe një herë mundësia për të shkuar në një konkurs të tillë, ndoshta disa gjëra do t’i kisha bërë ndryshe...Do të shkoja më e përgatitur.

Realisht e ndieni mungesën e një agjenti të mirëfilltë?

Aspak, sepse kam pasur në çdo moment mbështetjen e tij. Z. Berisha, kur merr në patronazh një vajzë të bukur, punon me të në të gjitha planet, sepse ajo është e destinuar të shkojë në një konkurs si “Miss Universe”, pas të cilit qendron as më pak, as më shumë, por vetë Donald Tramp.

Publikuar: 24.11.2010 | 08:23
Lexuar: 996 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime