E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Një reformë tjetër duhet të jetë edhe transformimi i kompanive shtetërore në kompani private. Ky transformim ka qenë burim sistematik i korrupsionit, ndryshimi i sistemit tatimor, liberalizimi i llogarisë kapitale të jashtme etj.
Prof. dr. Ylber Sela dhe prof. dr. Vladimir Lame morėn pjesė  nė Konferencėn ndėrkombėtare nė  Athinė










Prof. dr. Ylber Sela dhe dr. Vladimir Lame, ligjërues në Universitetin Shtetëror të Tetovës morën pjesë në Konferencën ndërkombëtare në Athinë me punim shkencor, me titull: ,,Zhvillimet politike, juridike dhe ekonomike në Ballkanin Perëndimor drejt integrimit në Unionin Evropian”, që u mbajt në Athinë, në fund të muajit të kaluar.

Konferenca u organizua nga ,,Euroasia Business and Economics Society”. Në konferencë morën pjesë personalitete të njohura të fushës akademike dhe politike nga e gjithë bota. Prof. dr. Ylber Sela, në konferencën e lartpërmendur, në punimin e tij shkencor prezantoi tendencat që janë paraqitur në rajonin e Ballkanit Perëndimor, tendenca këto që janë mjaft të ndryshme nga ato të vendeve të tjera në tranzicion, në Evropë.

Profesor Sela vlerëson se janë të nevojshme sisteme transparente dhe të parashikueshme politike, ekonomike dhe juridike për vendet e Ballkanit Perëndimor. Kjo do ta pengojë korrupsionin e lartë, krimin e organizuar dhe ,,karakteristikat" tjera që ende janë të pranishme në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe të mundësojë një sistem transparent dhe efektiv për të drejtën pronësore, sundimin e ligjit dhe stabilitetin e përgjithshëm makroekonomik.

Përvoja nga zgjerimi i fundit i BE-së me anëtarë të rinj nga Evropa Qendrore tregon që kushtet për anëtarësim janë relativisht fleksibile: shumica e shteteve të reja anëtare nuk i plotësonin kushtet ekonomike, por ato u bënë anëtarë të saj, sepse ato i implementuan me sukses ndryshimet institucionale. E rëndësisë primare është zbatimi i disa reformave, si krijimi i tregjeve vendore, liberalizimi i tregut ndërkombëtar, sistemi liberalizues dhe stimulues për zhvillimin e sektorit privat.

Një reformë tjetër duhet të jetë edhe transformimi i kompanive shtetërore në kompani private. Ky transformim ka qenë burim sistematik i korrupsionit, ndryshimi i sistemit tatimor, liberalizimi i llogarisë kapitale të jashtme etj.

Shumë nga reformat e lartpërmendura tashmë kanë filluar në vendet e Ballkanit Perëndimor, por nuk janë implementuar me sukses, deri në fund, si pasojë e mungesës së vullnetit politik, mungesa e kornizave institucionale, mungesa e dijes dhe e përvojës së politikëbërësve, theksoi ligjëruesi i USHT-së, prof. dr Ylber Sela, duke shtuar se është me rëndësi të përmendet, është edhe ajo se Qeveria Shqiptare ka investuar shumë për zhvillimin e infrastrukturës, si ndërtimi i autostradës që e lidh Kosovën me Portin e Durrësit, ndërtimi i një porti tjetër në Vlorë, ndërtimi i hidrocentraleve.

Gjithashtu, u tha se arsyet politike, ekonomike dhe të sigurisë, për arritjen e të cilave bashkëpunimi rajonal në Ballkanin Perëndimor është vendimtar, janë të ndërlidhura ngushtë: për shembull, stabiliteti dhe siguria rajonale janë të nevojshme për zhvillimin ekonomik, i cili nga ana tjetër e favorizon stabilitetin dhe sigurinë në rajon.

Publikuar: 24.11.2010 | 08:49
Lexuar: 853 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
Argyrina (01/06/2011 14:56:40) Keto dy profesore te nderuar nje jave me pare u kane vjedhur 25000 euro studenteve shqiptare, perfaqesueseve te shoqatave rinore ne shqiperi dhe kete skeme e kane realizuar prej vitesh ne kosove maqedoni dhe tashme edhe shqiperi. Ne udhetimin e pare kane lene ne paris nje vajze, ne udhetimin e dyte braktisen 17 vajza dhe 3 djem ne nje lagje te rrezikshme te brukselit. Keto kriminele duhen arrestuar dhe sduhet te kene asnje kontakt me te rinjte pasi jane persona te rrezikshem.

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime