Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Nexhati Jakupi do ta hapë "Punëtorinë për mjete elektronike për informim për mbështetje të implementimit të Konventës së Arhusit në Evropën Juglindore", që sot dhe nesër mbahet në Shkup.

Në punëtori do të marrin pjesë përfaqësues të pushtetit lokal dhe qendror dhe të organizatave joqeveritare të cilat punojnë në implementimin e Konventës së Arhusit në shtetet e Evropës Juglindore - Shqipëri, Bosnjë e Hercegovinë, Kroaci, Greqi, Mal të Zi, Slloveni, Serbi, Rumani, Bullgari dhe Maqedoni, si dhe përfaqësues të lartë të Sekretariatit të UNECE-s për Konventën e Arhusit dhe të Qendrës rajonale për Evropë Qendrore dhe Lindore (REC).
Organizues i punëtorisë është sekretariati i UNECE-s, Konventa për qasje deri tek informatat, pjesëmarrja e opinionit gjatë sjelljes së vendimeve dhe qasja deri tek drejtësia në mjedisin jetësor, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor të Maqedonisë dhe Qendrës rajonale për Evropën Qendrore dhe Lindore (REC).