Manifestimi është i organizuar nga Zyra e Kombeve të Bashkuara në Maqedoni dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe është pjesë e fushatës tashmë aktuale për parandalim dhe mbrojtje nga dhuna familjare "Unë kam guxim dhe fuqi t'i them jo dhunës-mundesh edhe ti!".
Para shtëpisë përkujtimore të Nënë Terezës sot do të mbahet manifestim me të cilin do të shënohet Dita ndërkombëtare për eliminim të të gjitha formave të dhunës ndaj grave.
Në manifestim do të kenë fjalime ministri i Punës dhe Politikës Sociale Xhelal Bajrami, zëvendës-ambasadori i Mbretërisë së Holandës Hert Kampan, si dhe koordinatorja e përhershme e KB-së Diadra Bojd.
Manifestimi është i organizuar nga Zyra e Kombeve të Bashkuara në Maqedoni dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe është pjesë e fushatës tashmë aktuale për parandalim dhe mbrojtje nga dhuna familjare "Unë kam guxim dhe fuqi t'i them jo dhunës-mundesh edhe ti!".
Ngjarja, në të cilën do të marrin pjesë edhe artistë të estradës muzikore të Maqedonisë, ka për qëllim ndërgjegjësimin e përgjithshm publike lidhur me temat me dhunën familjare. Në fund të manifestimit të gjithë vizitorët do të kenë mundësi të marrin pjesë në formimin e kordeles më të madhe deri tani ngjyrë vjollcë, e cila është edhe simboli kryesor në luftën kundër dhunës familjare.
Vitin e kaluar, fushata "Burri i vërtetë asnjëherë nuk godet grua" ishte e orientuar drejt ngritjes së vetëdijes tek pjesa mashkullore e popullatës dhe masivisht u pranua dhe u mbështet nga opinioni dhe mediat. Këtë vit qëllimi kryesor i fushatës është që t'i mbështetë dhe inkurajojë gratë viktima të dhunës familjare t'i thonë "jo dhunës", por edhe të promovojë mënyra për përforcim ekonomik dhe pavarësim.