Ndërsa, pamundësia e LDK-së, e cila përkundur tërë gabimeve të PDK-së në Rahovec, të fitojë bindshëm në këto zgjedhje zbeh përpjekjet e kësaj partie, e cila përkrahet masivisht në të gjitha komunat. Kurse, rritja e madhe e AAK-së në zgjedhjet në Rahovec, përveç të tjerave, i atribuohet dominimit të kësaj partie në komunat fqinje të Rahovecit, të cilat përbëjnë zemrën e Dukagjinit.
Trendët e zhvillimeve politike, përfshirë edhe rezultatin preliminar të zgjedhjeve për kryetar të komunës së Rahovecit tregojnë forcimin e karakteristikave rajonale të partive të mëdha politike në Kosovë.
Rënia e supozuar e votave të Partisë Demokratike të Kosovës në rajonin e Prizrenit, Gjilanit e Mitrovicës dhe humbja e votave në Rahovec, komunë që konsiderohet të jetë kufiri i Dukagjinit, mund ta bëjnë partinë e Hashim Thaçit ti rikthehet dominimit politik vetëm në Drenicë, shkruan sot gazeta Zëri.
Ndërsa, pamundësia e LDK-së, e cila përkundur tërë gabimeve të PDK-së në Rahovec, të fitojë bindshëm në këto zgjedhje zbeh përpjekjet e kësaj partie, e cila përkrahet masivisht në të gjitha komunat. Kurse, rritja e madhe e AAK-së në zgjedhjet në Rahovec, përveç të tjerave, i atribuohet dominimit të kësaj partie në komunat fqinje të Rahovecit, të cilat përbëjnë zemrën e Dukagjinit.
Gjithsesi, zgjedhjet e ardhshme nacionale, sipas analistëve politikë pritet të verifikojnë pamundësinë e tri partive kryesore që të jenë realisht parti nacionale, e të cilat kanë mbështetje konstante në tërë territorin e vendit.
Analisti Imer Mushkolaj,pret që pas zgjedhjeve të 12 dhjetorit të forcohen karakteristikat rajonale të partive kryesore.
Ndërsa, analisti Avni Zogiani ka thënë se tërë vlera e partive parlamentare në Kosovë konsiston në punësimet masive në sektorin publik të njerëzve të origjinës.
Sipas tij, përgjithësisht tërë shoqëria kosovare funksionon në bazën rajonale dhe ndonjëherë atë fisnore. Ai thotë se faktori rajonal do të jetë vendimtar edhe tash, kur të gjitha partitë janë provuar se qeverisin njëjtë. LDK-ja do të votohet në rajonin e Llapit, Gollakut e mbase edhe në ndonjë komunë që tradicionalisht voton këtë parti si Istogu. PDK-ja do të votohet në Drenicë e mbase edhe në Kaçanik, kurse AAK-ja në Pejë e Gjakovë. Kurse të pasigurta janë Mitrovica, Prizreni dhe Gjilani, tha Zogiani.
Edhe organizatat për hulumtimin e opinionit kanë parashikuar se zgjedhjet e jashtëzakonshme të 12 dhjetorit do të forcojnë më tej karakteristikat rajonale të partive kryesore. Mirëpo, liderët e partive në vend, siç shkruan Zëri, vazhdojnë të mos e pranojnë feudalizmin politik që po e aplikojnë ndërmjet partive të tyre.