Vetëm 10 për qind e të anketuarve kanë deklaruar se shamitë islame janë raport diskriminues ndaj grave, ndërsa 80 për qind kanë theksuar se nuk është e rëndësishme për to se nëse gratë mbajnë shami ose jo.
Problemi me shamitë islame në Turqi është çështje politike, e jo shoqërore, tregojnë rezultatet nga sondazhi i Qendrës për hulumtime strategjike dhe sociale "Metropol".
Vetëm 10 për qind e të anketuarve kanë deklaruar se shamitë islame janë raport diskriminues ndaj grave, ndërsa 80 për qind kanë theksuar se nuk është e rëndësishme për to se nëse gratë mbajnë shami ose jo.
Në pyetjen se nëse ka qenë problem për to nëse djali ose vëllai martohet me grua e cila mban shami - 84 për qind e grave dhe 81 për qind e bashkëshortëve të tyre janë përgjigjur "jo".
Sondazhi tregon se madje 90 për qind e grave të cilat nuk mbajnë shami janë përgjigjur se nuk do t'u pengonte nëse kanë kolege e cila mban shami, ndërsa 75,9 për qind e tyre janë përgjigjur se solidarizohen me gratë të cilat mbajnë shami se nuk mund të kryejnë arsim të lartë.
Më shumë se 77 për qind e grave të cilat mbajnë shami kanë deklaruar se kjo është zgjidhje e tyre, ndërsa 9,1 për qind se kjo është nën presion të familjes.
Në pyetjen se nëse gratë të cilat i braktisin shtëpitë duhet të mbajnë shami 77,8 për qind e të anketuarve janë përgjigjur - "ata që duan, duhet, ndërsa ato që nuk duan, nuk duhet".
Me sondazhin janë anketuar 3.052 persona nga 26 lagje në Turqi.