E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Duket se motrat Kardashian kanë mënyra të shumta me të cilat e tërheqin vëmendjen e medieve dhe opinionit. Më e fundit vjen nga Chloe Kardashian, e cila ka zbuluar se qysh në moshën 14-vjeçe e ka humbur virgjërinë.
Seksi i parė nė moshėn 14-vjeēe





Duket se motrat Kardashian kanë mënyra të shumta me të cilat e tërheqin vëmendjen e medieve dhe opinionit. Më e fundit vjen nga Chloe Kardashian, e cila ka zbuluar se qysh në moshën 14-vjeçe e ka humbur virgjërinë.

Bukuroshja 26-vjeçe, e cila tani është e martuar me yllin e basketbollit Lamar Odom, e pranon se kishte gënjyer për moshën e saj kur ishte takuar me këtë mashkull misterioz, me të cilin kishte marrëdhënie seksuale në mënyrë të fshehtë.

Ajo ka rrëfyer se ia vidhte veturën njerkut të saj apo të ëmës, për t’u takuar me këtë njeri. Në librin autobiografik të cilin e ka shkruar me motrat e saj Kimjin dhe Kourtney, “Kardashian Konfidential”, ajo ka shkruar: “Ky djalosh ishte tejet manipulues dhe kam përfunduar me humbjen e virgjërisë me të kur isha vetëm 14-vjeçe.

Kur babai im e kishte marrë vesh se po bëja seks, ishte tërbuar fare. Isha mësuar t’ia vidhja veturën nënës ose njerkut tim dhe shkoja në shtëpinë e këtij djaloshi. Ai ishte më i moshuar se unë, por natyrisht se më gënjente se ishte më i ri.

Edhe unë gënjeja dhe i thosha se isha 16-vjeçe. Shkolla më ecte mjaft mirë, përderisa e kam takuar atë”. Ajo vetëm tani e ka kuptuar se ishte e gabuar të humbiste virgjërinë në atë moshë.

Publikuar: 25.11.2010 | 05:55
Lexuar: 1780 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
OLA (15/02/2012 18:55:02) SHUME FATKEQESI

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime