Në lidhje me aspektin administrativ NP "Komunalec" është duke implementuar ciklin e procesimit të dokumenteve dhe kërkesave për kyçje të shfrytëzuesve në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit, me çka do të zvogëlohen pritjet dhe do të rritet efikasiteti.
Me qëllim harmonizimin e bashkëpunimit dhe informim për funksionimin e NP "Komunalec", kryetari i komunës prof.dr. Rufi Osmani mbajti një takim me udhëheqësinë e NP "Komunalec" ku krahas drejtorit Kurtish Salija ishin prezent edhe udhëheqës të sektorëve të kësaj ndërmarrjeje.
Drejtori Salija informoi kryetarin për nivelin e arkëtimit të taksave me çka u arrit konkluzion se disa mënyra të arkëtimit mund të gjejnë përdorim edhe tek Komuna në aspekt të tatimeve që rrjedhin nga ky institucion.
Në lidhje me aspektin administrativ NP "Komunalec" është duke implementuar ciklin e procesimit të dokumenteve dhe kërkesave për kyçje të shfrytëzuesve në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit, me çka do të zvogëlohen pritjet dhe do të rritet efikasiteti.
Kryetari Osmani premtoi se me implementimin e arkivit digjital në Komunën e Gostivarit vitin e ardhshëm, në trajnimin për përdorimin e sistemit elektronik të arkivimit të dokumenteve do të përfshihen edhe punonjës të NP "Komunalec".
Takimi me përfaqësuesit e NP "Komunalec" është rrjedhë e takimeve të rregullta me ndërmarrjet, me çka krijohet frymë bashkëpunimi të ndërsjellë dhe informohen për punët që bëhen.