E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Shkëndija me lojë cilësore i ka “blujë” me nga 3-0 ekipet Rabotniçkin, Sileksin, Horizont Turnovën dhe Metalurgun, Pelisterin e mundi 4-1, ndërsa me nga 2-0 e mundur Vardarin, Bregallnicën, Skopjen e mundi me rezultat minimal 1-0
Ekipi mund të krenohet me lojë më cilësore dhe më efikase























Shaban SINANI

Ndeshja e së dielës në stadiumin e qytetit në Tetovë, skuadra e Shkëndijës edhe njëherë dëshmoi se aktualisht është skuadra e cila luanë futboll më cilësorë në terrenet e futbollit të Maqedonisë dhe për këtë nuk ka asnjë kundërshtim nga askush, ndërsa atmosfera që e krijojnë numri i madh i tifozëve është një situatë krejt tjetër. Pra, vetë emri KF Shkëndija në mesin e adhuruesve në mbarë rajonin e pollogut dhe më gjerë ka domethënie të veçantë me një fjalë në kuptimin e plotë të fjalës së është simbol i futbollit për adhuruesit e futbollit. Është një dëshirë e kamotshme e gjithë adhuruesve të këtij klubi që më në fund të prezantohet edhe në arenën ndërkombëtare. Gjithsesi se një gjë të tillë e dëshirojnë më tepër vet drejtuesit e klubit , stafi teknik dhe futbollistët.


KF Shkëndija


Fatmirësisht ky kampionat në sipërfaqe nga nxjerr edhe një idhull të futbollit e ai është Fehran Hasani 20 vjeçar nga Tetova për të cilën nëpër kuluaret gazetareske haptas flitet se aktualisht është futbollisti numër një në Maqedoni, ndaj edhe intimishtë shpresojnë se nëse vërtet ka drejtësi në futboll ai pa asnjë mëdyshje duhet të shpallet futbollist i vitit. Çdo zgjidhje tjetër do të ishte një padrejtësi e vitit ashtu siç ndodhi në vitin 2007 kur e njëjtat padrejtësi i ndodhi Nderim Nexhipit. Megjithatë çështja e futbollistit të vitit ka kohë për tu diskutua meqë tani kanë mbetur edhe tre ndeshje deri në përfundimin e pjesës vjeshtore. Por Shkëndija në radhët e veta ka edhe një portier solid Suad Zendelin, ka Ardian Cuculin e Nebi Mustafin, Ilir Elmazoskin e Vladimir Nikitoviqin, Sedat Berisha, Muhamed Useinin, Izair Eminin , Ersen Sali, Ardian Nuhiun dhe ka një super talent të ri Valmir Nafiu koha e të cilët vinë. Pra, Shkëndija këto ditë vëmendjen e vetë duhet ta përqendron tek ndeshja e së shtunës kundër Sileksit në Kratovë . Thënë realisht “kuqzit” tetovar edhe pse janë mysafirë në çdo aspekt janë në epërsi por kjo do të vlente në kushtet normale. Nëse gjithçka do ishte sipas rregullave të futbollit drejtuesit e Sileksit dinë që edhe të ofrojnë kushte për lojë të mirë , këtë ata e kanë dëshmuar në disa raste, por në se ndikojnë faktor tjerë atëherë është krejt çështje tjetër . Por megjithatë Shkëndija duhet të mbështet në forcën e vete si deri më tani dhe sa i përket rezultatit me Sileksin do të ishte e rrugës që të thuhet le të fiton ekip që do të ketë më tepër fat sportiv.

publiku


Shkëndija edhe në Kratovë duhet të luanë lojën e betë ashtu si deri më tani ku thjeshtë i ka “blujë” me nga 3-0 ekipet Rabotniçkin, Sileksin, Horizont Turnovën dhe Metalurgun, Pelisterin e mundi 4-1, ndërsa me nga 2-0 e mundur Vardarin, Bregallnicën, Skopjen e mundi me rezultat minimal 1-0, tre ndeshje i luajti me barazim Teteksi 0-0, Metalurgun në Autokomand 1-1 dhe Napredokun në Kërçovë 1-1 dhe Rabotniçkin në Shkup, ndërsa ka pësuar 3 disfata Bregallnicën në Shtip 1-2, Renova 0-1 dhe Teteksi 0-1. Shkëndija deri më tani ka sulm më efikas duke shënuar 25 gola por ka edhe mbrojtje më të sigurt të cilët kanë pranuar vetëm 8 gola duke grumbulluar 28 pikë.

Valmir Nafiu super talent


Nga ana tjetër është një rast ideal që skuadra kuqezi ka rastin historik q ë të arrin së paku deri tek titulli i kampionit të vjeshtës, por për këtë me siguri vendimtare do të jetë ndeshja e javës së radhës me ekipin fqinjë Renovën.
Statistikat dëshmojnë se Shkëndija në këtë sezon vjeshtor është më e vizituar me tifoz gjithsejtë 62.000 që është shumë larg kundrejt skuadrave tjera të cilat vetëm mund të ëndërrojnë me këtë shifra. Fair play është një çështje shumë e ndjeshme për çdo skuadër , por pikërisht Shkëndija në këtë aspekt nuk ka asnjë problem pasi në 15 ndeshjet e zhvilluara qoftë në cilësinë e vendasit apo at të mysafirit ka 32 kartonë të verdhë dhe dy të kuq dhe mbanë pozitën e pestë . Shkëndija është skuadra e vetme ndaj të cilës nuk është dhen asnjë penalti edhe pse për këtë gjyqtarët kanë pasur raste të shumta sidomos me ekipin e Teteksit.
Pra sipas gjithë kësaj që u tha Shkëndija plotëson të gjitha parametrat që i nevojiten një skuadre të lufton titullin e kampionit , ndaj edhe kështu duhet të vazhdon si në ndeshjen kundër Sileksit por edhe ndeshjeve të radhës, pasi këto tipare vetëm ndihmojnë që klubi të fiton simpati më të gjerë.


Fehran  Hasani   futbollist

Nebi Mustafi

Lojtarët më ne  Përvoj

Sadat Berisha

Qato  duke këshilluar  futbollistët

Publikuar: 25.11.2010 | 10:15
Lexuar: 3335 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet
toni (25/11/2010 19:59:45) de shohim aty ishalla fitojn po zor de jet.kot qim lojat kryesore nuk i fiton kot.kur da mundim tetksin ene renoven ather mund ama kshu jo edhe ti gazetari yllpressit me i jep shum koses se sbon se i shohem me luj mir ata lujn jasht ej ktu se ne maqedoni luhet futbolli ma i dobet ne bot njerzit e shohin.
1 (25/11/2010 22:51:59) aiimo shkendija :D Je ma e mira

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime