Para hyrjes në fuqi të marrëveshjes së Lisbonës, buxheti mund të ndryshohej në kufirin maksimal prej 0,03 për qind nga BPK të BE-së, me kusht nëse ky ndryshim ka fituar shumicë të kualifikuar në Këshill dhe të miratuar nga PE.
- Eurodeputetët janë të gatshëm ta japin përlqimin për buxhetin për vitin 2011 të Bashkimit Evropian, në kuadër të asaj që u përcaktua nga Këshilli Evropian, por me kusht nëse qeveritë pajtohen për fleksibilitetin e buxhetit dhe metodën për përgatitjen e tij në të ardhmen. Ky është mesazhi të cilin Parlamenti Evropian e dërgoi sot në Strasburg, në rezolutën e aprovuar me shumicë votash: 468 vota për, 64 kundër dhe 21 të përmbajtur.
Në rezolutë eurodeputetët shprehën gatishmëri që ta miratojnë së shpejti buxhetin për vitin 2011, nëse plotësohen tri kushte. Fillimisht ata dëshirojnë të aprovohet mekanizëm i vërtetë për fleksibilitet nga ana e Parlamentit Evropian dhe Këshillit i cili do të vendos me shumicë të kualifikuar.
Para hyrjes në fuqi të marrëveshjes së Lisbonës, buxheti mund të ndryshohej në kufirin maksimal prej 0,03 për qind nga BPK të BE-së, me kusht nëse ky ndryshim ka fituar shumicë të kualifikuar në Këshill dhe të miratuar nga PE.
Ky mekanizëm u tregua i dobishëm gjatë zhbllokimit të fondeve për projektin Galileu dhe për mobilizimin e një miliardë euro për ndihmën humanitare urgjente të vendeve në zhvillim të cilat pësuan nga zmadhimi i çmimit të prodhimeve ushqimore.
PE dëshiron ta ruajë edhe në të ardhmen këtë fleksibilitet. Së dyti PE dëshiron Komisioni Evropian të shtrojë propozime solide për burime të reja personale për financimin e BE-së, për të cilat Këshilli Evropian duhet të angazhohet t'i shqyrtojë me PE në kuadër të procesit të negociatave për buxhetin e ardhshëm afatgjatë të BE-së, që është në pajtim me marrëveshjen ndërinstitucionale nga viti 2006 për çështjet buxhetore.
Kryetari i Komisionit, Baroso, gjatë debatit para PE-së deklaroi se propozimet e KE-së në lidhje me propozimet për vetëfinancim të BE-së do të prezantohen deri në qershor të vitit 2011.
Kushti i tretë i PE-së është marrëveshja e përbashkët midis tre institucioneve për metodën e punës dhe zbatimin e saj me vepra gjatë sjelljes së buxhetit. "Me qëllim që të arrihet marrëveshje e shpejtë dhe e mirë për BE-në, ne kemi nevojë të evoluojë pozita e Këshillit dhe ne jemi të gatshëm të negociojmë.
"Ne kemi nevojë për ndryshime rreth rolit të Parlamentit Evropian gjatë negociatave për kornizën e ardhshme shumëvjeçare financiare (buxhetin), angazhimin se do të kemi debat të plotë për resurset personale dhe mekanizma fleksibile të cilat i respektojnë parimet ekzistuese të revizionit dhe do të ndihmojnë të financohet politikë e dakorduar me marrëveshjen e Lisbonës", porositi kryetari i PE-së, Jerzhi Buzek.