E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Pedagoget e gjuhës shqipe në këtë kolegj, kishin përgatitur referat dhe video prezantim për 22 Nëntorit si një datë me rëndësi të veçantë për historinë e kombit shqiptar, kur para 102 vitesh në Manastir u mbajt Kongresi i alfabetit të gjuhës shqipe.
Dita e alfabetit u shėnua edhe nė kolegjin privat “Jahja Kemal”








Nxënësit shqiptarë të kolegjit privat “Jahja Kemal” në Gostivar, organizuan një manifestim me rastin e festave të Nëntorit. Ata kishin përgatitur një program të pasur kulturor të cilin e prezantuan para shokëve, pedagogëve dhe prindërve të tyre.

Pedagoget e gjuhës shqipe në këtë kolegj, kishin përgatitur referat dhe video prezantim për 22 Nëntorit si një datë me rëndësi të veçantë për historinë e kombit shqiptar, kur para 102 vitesh në Manastir u mbajt Kongresi i alfabetit të gjuhës shqipe.

Nxënësit u paraqitën me recital, këngë dhe valle popullore, ndërsa kishin organizuar edhe një ekspozitë me veshje kombëtare dhe eksponate nga folklori shqiptar. Në fund të manifestimit u shtrua një koktej për të pranishmit.

Në këtë manifestim mori pjesë edhe një delegacion nga Komuna e Gostivarit, i udhëhequr nga sekretari i komunës Naxhi Xhelili.
Dita e alfabetit u shënua edhe në kolegjin privat -Jahja Kemal
Dita e alfabetit u shënua edhe në kolegjin privat -Jahja Kemal

Publikuar: 26.11.2010 | 03:56
Lexuar: 673 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
menisa (18/10/2011 16:41:42) shum bukur

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime