Ylli i Milanit, Zllatan Ibrahimoviq ka pranuar se ndihet shumë i lodhur. Për shkak të mungesës së Alexandre Patos e Filippo Inzaghit, reprezentuesi suedez është i detyruar të luajë në të gjitha ndeshjet e skuadrës së madhe italiane.
Ylli i Milanit, Zllatan Ibrahimoviq ka pranuar se ndihet shumë i lodhur. Për shkak të mungesës së Alexandre Patos e Filippo Inzaghit, reprezentuesi suedez është i detyruar të luajë në të gjitha ndeshjet e skuadrës së madhe italiane. Pato e Inzaghi po mungojnë për shkak të lëndimeve.
Ibrahimoviq është më meritori që Milani pas 12 javëve është lider në Serie A. Ibra ka realizuar gjashtë gola në kampionatin italian. Ai nuk ishte përfshirë në Përfaqësuesen e Suedisë për ndeshjen miqësore të së mërkurës kundër Gjermanisë dhe për këtë e falënderon trajnerin suedez Erik Hamren.
"Kam luajtur në shumë ndeshje këtë stinor dhe po ndihem i lodhur. Duke e parë se në Milan janë të lënduar dy sulmues, atëherë situata nuk është e lehtë për mua. Duhet të falënderoj trajnerin e Suedisë, që më lejoi të pushoj pak këtë javë", ka thënë Ibrahimoviq, shkruan gazeta italiane "La Gazzetta dello Sport" të shtunën.
Ibrahimoviq në Milan u huazua këtë verë nga Barcelona. Ai stinorin e kaluar me skuadrën katalunase nuk pati hapësirë dhe vazhdon të kritikojë trajnerin Pep Guardiola për këtë.
"Ai duket si filozof me mënyrën se si vishet dhe se si flet. Më ka kujtuar pak Gandhin. Njerëzit thonë se ai i ka fituar gjashtë trofe, mirëpo me skuadrën që ka në dispozicion edhe unë do të mund të isha trajner. Madje do të kishim mundur të luanim edhe pa trajner apo me katër lojtarë të lënduar dhe prapë të fitonim", ka thënë Ibrahimoviq.