E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Duke ua uruar festën e Flamurit, nxënësve dhe mësimdhënësve të kësaj shkolle, Osmani nënvizoi se prej vitit ardhshëm si ditë e patronatit të shkollës do të shpallet 28 Nëntori, dita kur Ismail Qemali e bëri shtetin shqiptar. “Uroj që vitin e ardhshëm, më 28 Nëntor ne të konstatojmë se amanetin e Ismail Qemalit për shqiptarë më të ditur, më të përparuar, e kemi çuar një hap përpara”, përfundoi kryetari Osmani.
Nė Gostivar shėnohet 28 Nėntori - Dita e flamurit










Me vënien e luleve para bustit të Ismail Qemalit nga ana e kryetarit të komunës Rufi Osmani, sot filloi manifestimi qendror në Komunën e Gostivarit me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së flamurit kombëtar.

“Betejën e fituar të Ismail Qemali në vitin 1912 ne sot e kemi si sfidë permanente që si komb shqiptar të bëhemi konkurrues me fqinjët tanë, të krijojmë vlera të reja, të hapim perspektiva të reja dhe të krijojmë një të ardhme më të ndritur.

I vetmi resurs si përparësi komparative është rinia jonë. Andaj pedagogëve u mbetet për obligim të krijojnë kuadro të reja të cilat do të jenë konkurrente në tregun e zgjeruar evropian”, theksoi kryetari Osmani.

Duke ua uruar festën e Flamurit, nxënësve dhe mësimdhënësve të kësaj shkolle, Osmani nënvizoi se prej vitit ardhshëm si ditë e patronatit të shkollës do të shpallet 28 Nëntori, dita kur Ismail Qemali e bëri shtetin shqiptar. “Uroj që vitin e ardhshëm, më 28 Nëntor ne të konstatojmë se amanetin e Ismail Qemalit për shqiptarë më të ditur, më të përparuar, e kemi çuar një hap përpara”, përfundoi kryetari Osmani.

Në këtë manifestim morën pjesë përfaqësues nga Komuna e Gostivarit, drejtorë të shkollave , veteranë të arsimit dhe prindër. Për ta, pedagogët dhe nxënësit e kësaj shkolle, kishin përgatitur një program të pasur kulturor-artistik: referat, recitime, këngë dhe valle.

Sot, manifestime kushtuar Ditës së flamurit, u organizuan edhe në gjimnazin e Gostivarit, SHF “Vëllazërimi”, SHF “Goce Dellçev” dhe në shkolla të tjera në komunën e Gostivarit.
Në Gostivar shënohet 28 Nëntori - Dita e flamurit
Në Gostivar shënohet 28 Nëntori - Dita e flamurit
Në Gostivar shënohet 28 Nëntori - Dita e flamurit
Në Gostivar shënohet 28 Nëntori - Dita e flamurit
Në Gostivar shënohet 28 Nëntori - Dita e flamurit

Publikuar: 26.11.2010 | 19:06
Lexuar: 1269 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
MELEK (29/01/2011 23:29:38) OOOOOO SHUM BUKUR
HAHAHAHA
MELEK (25/02/2011 18:15:54) shume bukur

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime