E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sipas revistës angleze 'Grazia', që citon disa burime pranë çiftit, mësohet se Katie kërkon një hapësirë ku mund të jetojë vetëm ose me Surin, të ketë një jetë më normale dhe më private. Duket se aktorja ka caktuar stafin e saj të afërt, ku asnjëri prej tyre nuk ka lidhje me Scientologyn.
Katie Holmes dhe Tom Cruise drejt divorcit?






Në Hollywood thashethemet përhapen shpejt dhe është e paevitueshme që gazetarët të qëndrojnë larg tyre. Kështu duket se kriza mes Katie Holmes dhe Tom Cruise është më se e pranishme.

Katie dhe Tom jetojnë në shtëpi të ndara, pasi Holmes ka dashur më shumë privatësi.

Sipas revistës angleze 'Grazia', që citon disa burime pranë çiftit, mësohet se Katie kërkon një hapësirë ku mund të jetojë vetëm ose me Surin, të ketë një jetë më normale dhe më private. Duket se aktorja ka caktuar stafin e saj të afërt, ku asnjëri prej tyre nuk ka lidhje me Scientologyn.

Cilat do qofshin motivet, Katie po qëndron gjithnjë e më shumë kohë larg Tomit, i cili shpesh është kritikuar për posesivitet në çift.

Publikuar: 26.11.2010 | 20:17
Lexuar: 422 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime