Nëse keni shtypje të lartë të gjakut, studiuesit australianë kanë zgjidhje të re për ju, por me këtë ndoshta mund të mbeteni pa miqtë tuaj. Arma sekrete është hudhra, thuhet në studimin e botuar në revistën Maturitas.

Në studimin 12 javësh të 50 pacientëve, Karen Reid dhe kolegët e saj nga universiteti në Adelaide, kanë zbuluar se ata të cilët në ditë marrin katër kapsula me ekstrakt të hudhrës, kanë përafërsisht 10 mm Hg shtypje më të ulët të gjakut, në krahasim me ata që marrin placebo.
Reid thotë se hudhra në ndonjë formë tjetër, e freskët apo në pluhur, nuk e ka ndikimin e njëjtë.