Të gjithë i kishin humbur shpresat se një ditë do ti gjenin të gjallë. Tre adoleshentë nga ishujt Tokelau, një arqipelag nën sovranitetin zelandez, konsideroheshin të zhdukur që nga 5 tetori, pasi që kishin hyrë në det me një barkë të vogël prej alumini.

Rrethanat e sakta të zhdukjes së tyre mbeten misterioze. Ata janë gjetur të gjallë të mërkurën nga peshkatarë zelandezë rreth 1.300 kilometra larg bregut të detit, në verilindje të Fixhit.
Në një moment kemi parë një barkë me motor afër anijes tonë të peshkimit. Menjëherë e kuptuam se kishte diçka të çuditshme, ka treguar njëri prej kapitenëve të anijes së peshkimit, Tan Fredricsen.
Duke u afruar, peshkatarët do të gjejnë tre adoleshentë të gjallë në këtë barkë të vogël, e humbur në mes të Oqeanit Paqësor. Ata kishin djegie në trup (nga dielli), ishin të dehidratuar dhe të dobësuar, mirëpo në gjendje të mirë fizike, meqë ishin të rinj, megjithëse nuk kishin pasur kurrëfarë ushqimi pranë vetes në mes të oqeanit, ka vazhduar ai.
Samuel Perez, Filo Filo, të dy 15-vjeç, dhe Edward Nasau, 14-vjeç, me vete kishin marrë vetëm disa kokrra të kokosit, por aspak ujë. Sipas rrëfimit të peshkatarëve, tre adoleshentët kishin pirë ujë të shiut dhe kishin hëngër një pulëbardhë, e cila me gjasë kishte hipur në barkën e tyre për të pushuar.
Pas kërkimeve të pasuksesshme të bëra nga Forca Ajrore e Zelandës së Re, familjarët i kishin shpallur të vdekur më të dashurit e tyre.