Pas përfundimit të dy fazave për ndërtimin e hidrocentraleve të vogla në Maqedoni, 30 kompani të vendit dhe të huaja në 2 vitet e ardhshme do të ndërtojnë 60 hidrocentrale të vogla me kapacitet prodhues prej 65 deri në 189 gigavat orë energji elektrike në vit. Vlera e kapaciteteve të reja pritet të arrijë vlerën e 62 milion eurove.
Marrëveshjet me kompanitë fituese do të firmosen pas zgjedhjeve të 22 marsit. Energjia e prodhuar në hidrocentralet e vogla pritet të lidhet me rrjetin e distribuimit në vend.
Sipas studimit ka 400 lokacione potenciale të tilla që nënkupton një kapacitet të përgjithshëm instalues prej 250 megavat me një prodhim të përgjithshëm prej 1200 gigavat orë në vit që do të përfshinte investime prej 300 milion eurosh deri në realizimin e tyre, deklaroi Fatmir Besimi, ministër i Ekonomisë.
Sipas Besimit për shkak të interesimit të lartë të kompanive të vendit dhe të huaja faza e pa0rë e tenderit për hidrocentralet Çebren dhe Galishte është zgjatur deri me 15 prill.
Në fazën e prezantimit të këtij projekti në 22 mars në Ministrinë e Ekonomisë ka pasur prezente mbi 18 kompani energjetike dhe gjithashtu kompani konsultante të cilat kanë përfaqësuar kompani energjetike, tha Fatmir Besimi, ministër i Ekonomisë.
Në periudhën e ardhshme Qeveria pret të investohen 300 milion euro në ndërtimin e 400 hidrocentraleve të vogla, ndërsa në 8 vitet e ardhshme nga ndërtimi i kapaciteve të reja energjetike investimet pritet të arrijnë në 4 miliardë euro./alsat-m/