E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kryeministri në dorëheqje i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, përgëzon Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha me rastin e 28 Nëntorit.
Thaēi: Kosova dhe qytetarėt e saj i gėzohen tė arriturave tė Shqipėrisė




Kryeministri në dorëheqje i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, përgëzon Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha me rastin e 28 Nëntorit.

“Kam nderin dhe kënaqësinë që në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës t’ua uroj 98 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Ditën e Flamurit, festën më të dashur për shqiptarët kudo që jetojnë.

Kjo festë e gjen kombin shqiptar më të përgatitur dhe më të sigurt se asnjëherë më parë në rrugën e realizimit të idealeve të tij.

Shqipëria është duke bërë hapa të rëndësishëm drejt integrimit në Bashkimin Evropian, si anëtare e NATO-s dhe si një shtet që gëzon të drejtën e liberalizimit të vizave. Zhvillimi ekonomik, stabiliteti politik, roli pozitiv i Shqipërisë në rajon dhe me gjerë është garantues i prosperitetit, mirëqenies dhe zbatimit të politikave demokratike, që vendin tuaj e bëjnë pjesë të botës euratlantike.

Kosova dhe qytetarët e saj i gëzohen të arriturave të Shqipërisë, duke besuar se së shpejti edhe Kosova do të përmbush të gjitha parakushtet për t’u bërë anëtare e denjë e OKB-së, NATO-s dhe BE-së”, thuhet në mesazhin e kryeministrit në dorëheqje Hashim Thaçi.

Publikuar: 27.11.2010 | 16:50
Lexuar: 409 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime