Spurëst ia kanë filluar shumë mirë këtij stinori, si në kampionatin vendas ashtu edhe në Ligën e Kampionëve, ku edhe u kualifikua për në raundin e radhës këtë javë.
Trajneri i Tottenham Hotspurit, Harry Redknapp, ka deklaruar se ai më përpara do të dëshironte që skuadra e tij të kurorëzohej si kampione e Premier Ligës se sa kampione e Evropës.
Spurëst ia kanë filluar shumë mirë këtij stinori, si në kampionatin vendas ashtu edhe në Ligën e Kampionëve, ku edhe u kualifikua për në raundin e radhës këtë javë.
Derisa këmbëngul se ai është ende duke qëndruar me këmbë në tokë, Redknapp nuk e ka hedhur poshtë mundësin e fitimit të titullit të Premier Ligës këtë stinor.
Edhe pse ai pranon se do të ishte i lumtur me çdo trofe, shefi i White Hart Lane ka thënë se titulli i Premier Ligës është ëndrra më e madhe e tij.