E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Gjene dhe qeliza staminale. Janë këto fjalët magjike për miliona njerëz, që deri më sot shkenca nuk ka arritur t’u japë asnjë lloj shpjegimi për rënien e flokëve.
Sėmundjet gjenetike





Studimet e nisura vite më parë, më në fund po shkojnë drejt një përfundimi më shumë se thjesht teorik. Një shembull është testi gjenetik, që tregon për predispozitën ndaj rënies së flokëve të lidhur me testosteronin, ku më e njohura është androgjenetika. Kështu shpjegon Antonella Tosti, docente dermatologjie në Universitetin Shtetëror të Parisit: “Testi është i padëmshëm dhe pa dhimbje, sepse bëhet me një kampion pështyme dhe analizon variantin e një gjeni, varianti G, i cili tregon një rrezik prej 70 për qind për të zhvilluar një alopeci androgjenetike të rëndë para moshës 40-vjeçare dhe varianti A, që lidhet me një mundësi rreth 70 për qind për t’u prekur nga kjo sëmundje”. Testi është rezultati i parë konkret i një kërkimi, që për shumë vjet është përqendruar në gjetjen e gjenit përgjegjës për rënien e flokëve. Sforcimi ka çuar në kuptimin e disa aspekteve thelbësore të fenomenit.

Studimet

Vetëm pak muaj më parë u publikua në numrin e ri të “Nature Genetics” dy studime të konsideruara shumë të rëndësishme. I pari u organizua nga kërkuesit e Universitetit të Bonit në Dyseldorf, duke analizuar ADN-në e 300 qerosëve dhe tregoi se ekzistojnë dy zona specifike të kromozomit 20 të lidhur ngushtë me rënien e flokut. Kërkuesit gjermanë, më 2005-n, kishin shpjeguar një tjetër mister, duke treguar se format e trashëgueshme, përbërësi më i fortë gjenetik, transmetohen vetëm nga nëna. Për këtë arsye, kush preket nga rënia e flokëve duhet të kujtojë atë të gjyshit ose paraardhësve të largët, gjithmonë nga rrënjët e së ëmës.

Në origjinën e rënies

Rënia e flokëve mund të jetë e pakthyeshme (si ajo me origjinë gjenetike apo androgjenetike), ose e përkohshme. Mesatarisht, çdonjëri prej nesh ka 100-150 mijë fije floku dhe humb rreth 100 të tilla në ditë. Jeta mesatare e një fije floku është 3-7 vjet dhe rritet çdo ditë me 0.3 milimetër, ndërsa në muaj 1 centimetër.

Gjenetika

Është shkaku kryesor i humbjes përfundimtare të flokëve, e vështirë për t’u parashikuar, sepse predispozita gjenetike për rënien e flokëve kalon në shumë breza. Për momentin mund të bëhet shumë pak.

Androgjenika

Është shumë e përhapur, prek më shumë burrat se gratë. Ajo varet nga sasia e tepërt e testosteronit, që duke reaguar me alfa-5 redukton didrotesteronin substancë, i cili pengon zhvillimin e rrënjës dhe provokon atrofizimin.

Gjaku

Prania jo e mjaftueshme e gjakut në rrënjën e qimes është një nga shkaqet më të shpeshta të rënies. Mund të verifikohet kur enët e gjakut janë sklerotike, duke nisur nga mosha 40 vjeç ose më parë. Shumë prej tyre që vuajnë nga artroza cervikale e që çon në ngushtimin e enëve të gjakut, kanë një humbje flokësh që mund të pengohet me ilaçe.

Mungesat ushqimore

Mungesa e hekurit dhe një rënie e madhe në peshë ndihmon në rënien e flokut. Marrja e hekurit dhe kripërave të nevojshme minerale mund ta kthejnë flokun në gjendjen e mëparshme.

Ndryshimet hormonale

Menopauza, lindja dhe shtatzënia, me ndryshime hormonale, marrja e kontraceptivëve dhe disa patologji të tiroides favorizojnë rënien.

Stresi dhe faktorët psikosomatikë

Stresi aktivizon gjenet që favorizojnë rënien e flokëve. Kështu, nëse vihen re shenja shqetësuese mos u prekni nga paniku, por shkoni menjëherë te mjeku: ankthi vetëm mund ta përkeqësojë situatën.

Ilaçet

Ndër shkaqet më të njohura të rënies së flokëve është kimioterapia. Megjithatë, edhe ilaçe të tjera mund ta dobësojnë flokun: efektet zhduken gradualisht me mbarimin e terapisë. Edhe vitamina A dhe beta-karoteni me tepri mund t’i dobësojnë flokët.

Publikuar: 27.11.2010 | 19:08
Lexuar: 711 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime