E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Pjesëmarrja e Republikës së Maqedonisë në Samit është me ftesë të Republikës së Madhe Socialiste Kombëtare Libiane Arabe, si kryesues aktual me Unionin Aafrikan, ndërsa në rolin e vendit-kandidat për anëtarësim në BE.
Gruevski dhe Milloshoski marrin pjesė nė Samitin e tretė BE-Unioni afrikan




Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Nikolla Gruevski dhe ministri i Punëve të Jashtme Antonio Milloshoski do të marrin pjesë në Samitin e tretë të Bashkimit Evropian dhe Unionit Afrikan, që do të mbahet më 29-30 nëntor të vitit 2010, në Tripoli, Libi.

Pjesëmarrja e Republikës së Maqedonisë në Samit është me ftesë të Republikës së Madhe Socialiste Kombëtare Libiane Arabe, si kryesues aktual me Unionin Aafrikan, ndërsa në rolin e vendit-kandidat për anëtarësim në BE.

Kjo ngjarje më e lartë politike e shefave të shteteve dhe qeverive konsiderohet se ka rëndësi të jashtëzakonshme për riafirmim dhe përfocim të marrëdhënieve strategjike midis BE-së dhe Afrikës, posaçërisht që mbahet vetëm dy muaj pas Samitit të KB-së për qëllime zhvillimore mijëvjeçare në Nju-Jork, dhe disa ditës para fillimit të Konferencës së KB-së për ndryshime klimatike në Kankun.

Temë kryesore e Samitit, njoftoi MPJ-ja, do të jetë "Investime, zhvillim ekonomik dhe krijim të vendeve të punës", ndërsa do të përfshihen edhe tërësi tjera tematike nga sferat: paqe dhe siguri, ndryshimet klimatike, integrimi rajonal, infrastrukturë dhe energjetikë, bujqësi dhe siguri të ushqimit, qeverisje dhe migracion.

Gjatë samitit dyditor është e paraparë edhe miratim i "Deklaratës së Tripolit" përmes së cilës do të evidentohet përparimi i arritur nga samiti i fundit në Lisbonë dhe do të ripërtërihen angazhimet për zhvillim ekonomik, paqe dhe siguri dhe realizimi i Qëllimeve mijëvjeçare në Afrikë deri në vitin 2015. Përmes Deklaratës do të miratohet Plani i dytë aksional (2011-2013) nga partneriteti i përbashkët strategjik BE - Afrikë, ndërsa në kuadër të Samitit planifikohet edhe miratim i Deklaratës për ndryshime klimatike. Samiti i tretë BE-Unioni afrikan do të përcillet edhe me disa ngjarje të rëndësishme midis të cilave edhe Biznes forumi BE - Afrikë, qëllimi kryesor i të cilit është afrimi i qëndrimeve në sferën e biznesit midis liderëve evropianë dhe afrikanë.

Në margjinat e Samitit - BE - Unioni afrikan, kryeministri Gruevski dhe ministri Milloshoski është paraparë të realizojnë takime bilaterale me më shumë kolegë të tyre nga shtetet e kontinentit evropian dhe afrikan.

Publikuar: 28.11.2010 | 18:07
Lexuar: 126 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime