E enjte, 17.04.2014
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press
Publicitet

Nëse dëshironi të jeni në qendër të vëmendjes dhe të gjithë të shikojnë në këpucët tuaja, atëherë modelet që i krijon Massimo Dogana janë ideale për ju. “Kreacionet e mija janë të pazakonta, të ndryshme me shumë detaje dhe zbukurime madje edhe në take”, thotë dizajnuesi italian, Massimo Dogana, koleksioni i të cilit për pranverë-verë është paraqitur në panairin e këpucëve në Milano, që u mbajt prej 4-7 mars.
Kėpucėt ideale pėr ju









Fjala është për modele ekstravagante të krijuara kryesisht nga mëndafshi, sateni, lëkura e krokodilit dhe gjarprit. Taket marramendëse të larta rreth së cilave janë të mbështjellë zinxhirët e artë, kapëse të dalluara, kristalet Swarowski, margaritarët... Për dikë paraqet gjë pashije, për të tjerët gjë të pa rezistueshme.
“Kur krijoj këpucë nuk mendoj se kush do ta mbath dhe në cilin rast. Për disa gra këto modele janë të përshtatshme vetëm për ngjarje speciale, dalje në mbrëmje, klube të natës...Megjithatë ka të atilla që këpucët e tilla, çizmet dhe sandalet i bartin vazhdimisht, madje edhe në punë”, thotë Massimo.
As vitet, as përkatësia kombëtare nuk janë vendimtare për t’u ndjerë mirë në modelet e tij.


“Krejt varet nga qëndrimi personal. Këto janë këpucë multi-kulturore që shiten shumë mirë në tërë botën dhe prejse është themeluar kompania në vitin 1974. për shembull, Paula Abdul është klientë e jona. E dini personat e famshëm donë të jenë në qendër të vëmendjes, e këto modele janë ideale për tepihun e kuq”.
Massimo theksoi se modelet janë të bëra me dorë, ndërsa secili detaj është përzgjedhur me shumë kujdes.


“Nuk i përcjelli trendët dhe i përmbahem stilit tim. Secili model, qoftë fjala për sandale, çizme apo këpucë, ka takë të lartë dhe gishtat e çuar. Ky është zbulim i imi të cilin shumica përpiqen ta kopjojnë. Megjithatë këto janë modele të bëra me dorë dhe nuk kanë zëvendësim”.


Nga trendët aktuale thotë se i ka përdorur vetëm detajet: “Këtë sezon në modë janë kristalet Swarowski të të gjitha ngjyrave, formave dhe madhësive që kontribuojnë që modelet të duken glamuroze dhe ekskluzive. Kur këtyre detajeve iu shtohen edhe taket e larta, të cilat i ngritin gratë pothuajse 10 cm nga toka, fitoni këpucë të pa rezistueshme”.


Massimo Dogani, nuk brengoset për krizën ekonomike: “Këto janë këpucë për zonja të cilat kanë para apo për ato që blejnë rrallë por kualitet”, është i bindur dizajnuesi. /express/


Publikuar: 17.03.2009 | 04:08
Lexuar: 6190 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
livia celo (29/01/2010 19:15:48) jane fantastike por shume te larta
linda (14/02/2010 19:21:06) jeni ma te miretttttt mpuqq
alma (22/05/2010 15:32:10) shum kpuc te forta konen heheheh :d:D:D:d:D:D:D:d
albba (22/06/2010 23:20:01) shum te mira po qitni ma shum kpuca vajza kini qka me zgjedh
BESA (26/06/2010 12:45:11) JENI SHUM TE MIRA I ZGJATNU VAJZAT
Lena (09/07/2010 17:13:58) Jane disa nga ato shume te mira?????
gesa (19/07/2010 00:20:46) shumm te bukura po shumm te larta valla dikush sikush nuk po munet me hec hheheh
linda (23/05/2011 23:23:47) shum te bukura jan
hana (08/06/2011 13:09:14) sa osht qmimi bree se shum katasrif kokan hahahahah
letushjaaaaaaaaaaaaa (08/08/2011 12:41:28) shum shummmmmm te bukura teper po em pelqejna
minka (15/08/2012 17:15:57) shum te bukra jane dhe fantaskike
gita disa (15/01/2014 17:53:53) me se shumti po me pelqejn te kuqet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime