E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Kjo iniciativë meriton respekt dhe besoj se ndajmë këtë mendim të gjithë. Përshëndes para së gjithash largimin e parkimit në atë hapësirë dhe lirimin e asaj hapësire të rëndësishme për funksione të tjera për qytetarët”, u shpreh Mellpomeni Korneti, ish ministre e kulturës.
Vazhdon debati publik reth projektit ideor pėr sheshin ‘Skėnderbeu’









Asociacioni i arkitektëve ka përshëndetur projektin ideor për ndërtimin e sheshit ‘Skënderbeu’ në Komunën e Çairit duke kërkuar nga iniciatorët që dokumentacionin e projektit t’ia dorëzojnë edhe institucioneve përkatëse për të dhënë mendimin e tyre.

“Sugjeroj që ky proces të vazhdoj pasi efektet nga diskutimet e këtilla nuk jemi të vetëdijshme se sa janë të mëdha. Dokumentacionin të cilin e kanë autorët duhet që të ta dërgojnë për mendim deri te subjektet kompetente gjegjësisht tek institucionet e specializuara si qendra për konservim, enti për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe sektori i urbanizmit pranë qytetit të Shkupit. Pra bëhet fjalë për material i cili mund të provokoj ndryshime për zgjidhje kualitative”, deklaroi Ema Petrova Nikollovska, drejtoresh e qendrës nacionale të Konservimit.

“Mendoj se ideja është e shkëlqyer që Çarshia të lidhet me qendrën për kulturë gjegjësisht teatrot dhe gjykatat”, tha Danica Pavllova, kryetare e asociacionit të arkitektëve.

“Kjo iniciativë meriton respekt dhe besoj se ndajmë këtë mendim të gjithë. Përshëndes para së gjithash largimin e parkimit në atë hapësirë dhe lirimin e asaj hapësire të rëndësishme për funksione të tjera për qytetarët”, u shpreh Mellpomeni Korneti, ish ministre e kulturës.

“Kam përshtypjen se autorët janë munduar të bëjnë një gërshetim shumë të qëlluar në mes të asaj që është tradicionale në mes të një kulture dhe arkitekture orientale të stilit oriental me të gjitha elementet që i ka dhe elemente moderne të cilat kujtoj se I kanë aranzhuar shumë bukur”, tha Shefqet Zekolli, përfaqësues I Komunës së Çairit
Debatet e këtilla të organizuara nga Komuna e Çairit për miratimin e projektit final për ndërtimin e sheshit Skënderbeu do të përfundojnë më 1 dhjetor. Bedri Rexhallari

Publikuar: 28.11.2010 | 18:26
Lexuar: 527 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime