Muajin e kaluar, presidenti rus kritikoi ashpër rrëgjimin totalitar të BRSS-së, një gjest që parashikon përmirësimin e imazhit të Rusisë.
Para dy ditëve, Duma ruse pranoi për herë të parë pas 60 vjetësh se masakrën e Katynit e kanë kryer rusët dhe jo nazistët, siç mendohej deri më tani. Vrasja e rreth 22 mijë polakëve gjatë Luftës së Dytë Botërore është kryer me urdhër të Stalinit.
Media ruse shkruan se presidenti Dmitri Medvedev do të ndërmarrë një fushatë për destalinizimin e Rusisë, duke u kujtuar rusëve krimet e kryera nga diktatori sovjetik, Josef Stalin.
Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja ekonomike ''Vedomosti'', e cila citoi se roli i Stalinit në histori do të jetë temë e një takimi që do të zhvillohet në muajin janar mes presidentit rus dhe anëtarëve të këshillit konsultativ për të drejtat e njeriut''.
Këshilli po përgatit një program federal, që ka si objektiv kryerjen e homazheve për miliona viktima të shtypjes staliniste, thekson e përditshmja ruse, duke shtuar se projekti përfshin gjithashtu deklasifikimin e plotë të arkivave sekrete sovjetike, kërkimin e eshtrave të personave që kanë humbur jetën në kampe dhe ngritjen e monumenteve të reja në kujtim të viktimave, transmeton gazeta Start.
Këshilli do t'i kërkojë gjithashtu Medvedevit të japë një vlerësim politik dhe juridik për krimet e totalitarizmit.