Ky është shkrimi në kopërtinën e së përjavëshmes gjermane Der Spiegel e cila pretendon se ky është këndvështrimi amerikan për disa nga liderët botërorë në dokumentet e Wikileaks që pritet të publikohen së shpejti.
Mahmud Ahmadinexhad, meriton titullin Hitler i kohëve moderne, Muamar Gedafi, i tërhequr pas infermiereve bjonde, Hamid Karzai, udhëhiqet nga paranoja, Nikolas Sarkozi, mbreti lakuriq dhe Silvio Berluskoni, organizatori i festave të egra.
Ky është shkrimi në kopërtinën e së përjavëshmes gjermane Der Spiegel e cila pretendon se ky është këndvështrimi amerikan për disa nga liderët botërorë në dokumentet e Wikileaks që pritet të publikohen së shpejti.
Në fakt gazeta gjermane del për shtyp ditën e hënë, por kjo është një kopje e numrit të nesërm e siguruar nga gazetari Simor Jenkines në Bazel të Zvicrës.
Bëhet fjalë për disa rreshta nga përshkrimi i detajuar i raporteve sekrete të Departamentit të Shtetit në Uashington, ku jepen 12 foto të personazheve të ilustruara me foto, që kanë rënë në duart e Wikileaks.