E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Jam tepër e lumtur për pritjen që publiku më bëri gjatë 2 netëve të festivalit. Emocion i rrallë kur publiku u ngrit në këmbë. Kurse sa i përket votimeve të këngëtarëve për këngën “Valsi i tradhtisë“ besoj se ka patur shumë nga ata që e kanë sabotuar këngën duke e vlerësuar dhe me 0 pikë. Gjithsesi përsëri ndjehem e vlerësuar që 2 vjet që marrë pjesë në Këngën Magjike kthehem në shtëpi me trofe nga ky eveniment kulturor i muzikës shqiptare.
E veēanta e skenės Rozana Radi













Intervistoi : Trim Jakupi

YllPress:- Veçoheni si një ndër këngëtaret që i jep shpirt këngës, atë që interpreton atë edhe e ndjen , prej nga gjithë kjo energji?

Rozana:- Duke qenë se interpretimi luan një rol të rëndësishëm unë mundohem që në perfomancë e në këngë ta jap maksimumin tim. Unë kam mbaruar akademinë e lartë të arteve të bukura për aktore dhe kjo më ndihmon të jem më e lirshme në skenë. Dhe në skenë nuk jam unë por shndërrohem në personazh,në rastin konkret unë jam e tradhtuara dhe kur mbushesh emocionalisht gjithçka vjen natyrshëm.

YllPress:- "Valsi i Tradhtisë", pjesëmarrje në festivalin Kënga Magjike 2010, dhe fituese e dy çmimeve, atë të publikut dhe çmimin e tret , je ndarë e kënaqur nga ky festival?

Rozana:- Jam tepër e lumtur për pritjen që publiku më bëri gjatë 2 netëve të festivalit. Emocion i rrallë kur publiku u ngrit në këmbë. Kurse sa i përket votimeve të këngëtarëve për këngën “Valsi i tradhtisë“ besoj se ka patur shumë nga ata që e kanë sabotuar këngën duke e vlerësuar dhe me 0 pikë. Gjithsesi përsëri ndjehem e vlerësuar që 2 vjet që marrë pjesë në Këngën Magjike kthehem në shtëpi me trofe nga ky eveniment kulturor i muzikës shqiptare.

YllPress:- Gjatë dy netëve të prezantimit tuaj në Kënga Magjike në skenë nga sytë e tu pikuan ca pika lot , pse?
Rozana Radi dhe Ramadan Krasniqi - Dani

Rozana:- Nuk kanë qenë ca pika lot por ka qenë një e qarë natyrale. Besoj se është e bukur kur gjithçka vjen natyrshëm. Lotin nuk e ndalon dot njëri dhe asnjëherë nuk ka një përse...

YllPress:- Idea e kujt ishte bashkëpunimi Rozana Radi & Ramadan Krasniqi - Dani?

Rozana:- Ka qenë ideja e kompozitorit Adian Hila dhe e imja që personi i duhur për këtë këngë është i madhi Ramadan Krasniqi Dani.

YllPress:- Kush ishin autorët e këngës " Valsi i Tradhtisë" ?

Rozana:- Muzika dhe orkestrimi Adrian Hila teksti Rozana Radi.
Ne te dy neten e festivalit për grimin është kujdesur parukieria ime Frida dhe për veshjet Frida xhoi&xhei

YllPress:- Kënga " Valsi Tradhtisë" u pëlqye që në start , dhe menjëherë u shëndrua në HIT, mendon se duhet t'ia realizoni videoklipin?

Rozana:- Po jemi në bisedime për ti realizuar një klip në Kosovë dhe këto ditë vendosim dhe bashkëpunëtorët e klipit.

YllPress:- Punën tuaj e kanë zili shumë njerëz, të cilëve u duket se bëni më tepër qejf se sa lodheni. Keni ndonjë gjë për t'u thënë?
Rozana Radi

Rozana:- S’di ç’të them....unë s’mund të ndryshoj përshtypjet e njerëzve, e vetmja gjë që di ti them është që në natën e vitit të ri kur ata festojnë une punoj, në festën e Shen Valentinit ku të rinjtë dalin me dashurit e tyre unë punoj, të premten dhe të shtunën kur ata dalin për tu argëtuar unë punoj dhe të dielën kur të gjithë pushojnë në shtëpitë e tyre unë udhëtoj për tu kthyer në darkë në shtëpi. Nëse këtë e quajnë qejf.....

YllPress:- Rozana keni realizuar duete me Noizyn dhe Ramadan Krasniqin , me kë tjetër do doje të realizosh duet?

Rozana:- Unë kam një nuhatje shumë të mirë sa i përket suksesit të një dueti dhe siç e patë të dy duetet rezultuan të suksesshme. Besoj se duete të tjera do ketë përsëri por për të arritur në emra konkrete duhet të prisni këngët e mia të radhës....

YllPress:- Klipe te bukura, sukses, famë ... Po kaq e plotësuar është edhe jeta jote private?

Rozana:- Ju flm për komplimentin. Jeta private ka uliet dhe ngritjet e veta por e rëndësishme është sa je i aftë për ti përballuar, shpresojmë që shëndetin ta kemi mirë se çdo gjë shkon mirë kur ndjehesh në formë.

YllPress:- Cilat janë planet tua për një të ardhme të afërt?

Rozana:- Nuk bëjë plane asnjëherë se nuk më pëlqen ti prish më vonë. Ndaj sdi të them asgjë për këtë pyetje.

YllPress:- Diçka pë fund?

Rozana:- I Përkulem publikut dhe vetëm dhe vetëm publikut dhe shpresoj që t’ia shpërblej gjithmonë që t’ia shpërblej gjithmonë duke i falënderuar me sukses në krijimtarinë time.

Publikuar: 29.11.2010 | 05:05
Lexuar: 1733 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
Bujar Hajra (09/12/2010 14:37:38) Keni qen te pa pare shum te mir mus u ndalni me kqa suksese jeni ma te miret

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime