Qyteti i Gjirokastrës, u përfshi nga lëkundje te forta tërmeti. Ka qene ora 12 e 15 minuta kohe kur janë ndier edhe lekundjet, te disa kane zgjatur vetëm pak sekonda, duke bere qe mjaft banore te lënë banesat dhe godinat ku ndodheshin. Fatmirësisht nuk ka dëme.
Albana Allushi
Tronditet Gjirokastra, nga një tërmet 3.7 ballë. Epiqendra, në fshatin Kardhiq
Gjirokastra, përfshihet nga lëkundjet e tërmetit. Mesditën e së hënës, janë ndjerë lëkundje të forta tërmeti jo vetëm në qytet. Mjaft banorë e qytetarë, për disa minuta kanë lënë banesat, godinat dhe objektet ku ndodheshin dhe kanë dal në rrugë. Fatmiresisht nuk ka njoftime në njerëz apo për dëme materiale.
Epiqendra e tërmetit është regjistruar 10 kilometra në veriperëndim të qytetit, në fshatin Kardhiq. Lëkundjet janë shenuar në orën 12:18 minuta ndërsa forca e tij ka qenë 3.7 ballë e shkallës Rihter dhe me një thellësi prej 1 km.
Kohëzgjatja e tërmetit ka qene 2-3 sekonda, në qytetet, ndërsa banorë të zoëns së Kardhiqit tregojnë se, pas lëkundjes së parë e cila ka qënë dhe më e forta, kanë ndier edhe 5-6 lëkundje te tjera të cilat kanë qënë të një shkalle më të ulët.
Lëkundjet në zonën e epiqendrës, të cilat zgjatën 5 minuta, kanë tmerruar 200 banorë të zonës. Sipas Institutit Sizmiologjik tërmeti mund konsiderohet normal, ndërsa të gjithë ata që ndien lëkundjet jane shprehur, se një situatë të tilla nuk e kishin përjetuar prej vitesh.
Lekundjet e fundit sizmike në Gjirokastër u regjistrua më 19 shtator të vitit të kaluar. Termeti ishte me forcën 4,4 ballë të shkallës Rihter, dhe lekundjet u ndien edhe ne rrethet e Përmetit dhe Tepelenës. Gjirokastra njihet si një zonë me profil të qëndrueshem tektonik dhe gjatë 60 viteve nuk ka pasur dëme në njerez apo në materiale.