E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Eshtë e qartë, krejt lojërat fitohen në(n) tavolinë, asnjë në teren. Krejt bizneset në këtë vend kontrollohen nga qeveria. Ndërkohë, kryetarët e partive, si në ditë të grave, i qesin “nuset” në rend.
Strategjia e tėrheqjes me eufori




Nga Fadil Lepaja


Prurjet

Kalimet e futbollistve nga klubi në klub, madje edhe të klubeve me renome , kanë mbetur nën hije nga kalimet dhe “ prurjet ” e partive politike. Politikanët, me tupan, e me dajre kalojnë prej partie në parti. Disa i bien “pishman” e këthehen prap në partinë e vjetër.
Edhe për profesionist të ndryshëm me krenari po e lënë zanatin e tyre joprofitabil dhe po e mprehin gjuhën për grindje dhe lavdata.
Mësues, gazetarët , basketbollistët , boksierët ....biznismen, dhe shumë zanate tjera u konvertuan në politikan.

Kalimi i tyre në politikë, veq po e tregon se politika është bërë sporti dhe biznesi më fitimprurës dhe më atraktiv në vend.
“Pa konë në politikë nuk je kërkushi” - thot një qytetar i cili jeton nga djersa e vet.

Eshtë e qartë, krejt lojërat fitohen në(n) tavolinë, asnjë në teren. Krejt bizneset në këtë vend kontrollohen nga qeveria.
Ndërkohë, kryetarët e partive, si në ditë të grave, i qesin “nuset” në rend. I qesin prurjet, kush ka mbledhë ma shumë “bereqet”.
E mira e kësaj është se,në fund të fundit, nga një lojë e frishkme si ishte dikur, sivjet me zgjedhjet si duket do të kemi edhe pak argëtim. Shumë nga politikanët, falë talentit të treguar, nëse dështojnë në zgjedhje lirisht munden me u marrë me show busines.

Rrjeshtimet

Me qeverisjen e sajë, kjo klasë politike , duke e bërë profesionin e politikanit si më të pëlqyerin dhe më profitabil, ka treguar se ka dështuar të ndërtojë një shoqëri të zhvilluar dhe demokratike.
Mexhithatë, krejt kjo , nuk është vetëm hajgare.

Në politikë kanë filluar të kyqen edhe klasa e strategve të ekonomisë dhe të ndërtimit të institucioneve, të cilët po rigrupohen në forma të ndryshme nëpër parti, kryesisht të opozitës, për të marrë qeverisjen. Deri tani ata ndenjën nëpër OJQ, apo institute, dhe pikrisht tash e gjetën kohën e përshtatshme për me u aktivizue.
Edhe mjaftë personalitete, të cilat ishin tërhequr më herët nga loja, sepse loja ishte ndotur dhe nuk përkonte me etikën e tyre, po shihen sërish duke lëvizur rreth shtegut të vrapimit.

Sinjale për ndryshime kanë ardhe nga shumë anë, dhe sinjalet më të fuqishme si duket po vijnë nga vet populli i cili filloi një bojkot masiv të zgjedhjeve dhe filloi të artikulohet ndryshe, kërcnueshëm në raport me qeverisjen e deritashme.

Inxhinieri sociale: Ndërrime të kontrolluara?
Tërheqja e ushtrisë dhe strukturave represive joformale nga fronti i politikës
po duket se është e pa evitueshme.


Por, këtë vështirim timin, nuk do të e bazoj në spekulimet rreth ndërrimit të qëndrimeve të ambasadave në “Arbëri” apo rreth përkrahjes së humbur apo të fituar nga dikush, apo rreth largimit të këtijë apo atijë ambasadori. Mbase disa ambasadorë nuk do të bënin keq të hyjnë në garën politike për vota. Kështu edhe do të mernin përgjegjësinë për sukseset apo dështimet qeveritare të cilët marrin aprovim në “kodër” edhe për cikrrima qesharake, dhe këtë e shfrytëzojnë të kontrabandojnë “kontenjerë” të tërë falë këtijë këtij lojaliteti publik.

Por të ndjekim fillin

Si duket z.Thaqi, personalisht i interesuar të mbetet figura kyqe e historisë tonë më të re, dhe nga krejt kjo lojë ndoshta mund të dalë i larë, përkundër shumë gjërave që u bënë në emër të tijë, nëse arrinë me e çmontue bombën e tempueme të konfliktit të mbrendshëm dhe të konfliktit për pushtet i cili ngajshëm me shpërthimet e vitit 2004 do të rrezikonte të arriturat e deritashme.

Por logjika e këtij kaosi me dajre, duket të jetë në një tërheqje të planifikuar dhe në disponim fitimtar, për nga forma, për me e ruajet krenarinë e vijës politike e cila është e vetmja fije e brishtë e cila e mban ende bashkë atë.

Faktori ndërkombëtarë e ka dëshmue se në Kosovë është krejtësisht pragmatik, mbrenda normave ndërkombëtare.
Ashtu si Ramiz Alia dikur, i cili duke kuptuar domosdonë historike, e pranoi transicionin qartaqefas, por e shpëtoi vendin nga lufta qytetare, ashtu edhe z. Thaqi mundet me e lehtësue krejt këtë tranzicion të dhimbshëm, duke ruajtur në popull së paku respektin për klasën e luftëtarëve të cilët dhanë jetën apo shëndetin e tyre për lirinë e këtij vendi. Sepse vërtetë nuk meritojnë luftëtarët të paguajnë pasurimin e klasës në pushtet në emër të luftës.
Me këtë, ruan edhe disa të arritura të qeverisjes së tijë të cilat kanë vulën kombëtare e qytetare.

Përkundër euforisë së sforcuar dhe aderimeve (në dukje të shumëta) të personaliteteve të cilët në një mënyrë ose tjetër kanë përfituar nga pushteti autoritar , në fakt me deklarimet e veta dhe me lëvizjet që po i tërheq, kreu i PDK , z. Thaqi, mbetet përshtypja se ai po i ndërmerr të gjitha veprmet e duhura për një kalim të qetë në opozitë.
Po ashtu ai po përpiqet që këtë energji të rënies të e shfrytëzoi edhe për një ristrukturim të PDK, pas rrokullimës që pritet të marrë konjukutra aktuale e cila ka mbetur e varur për nyjen e vetme institucionale të quajtur, presidenti në detyrë, dhe i cili institucionalisht do të garantoj këtë tranzicion.

Pak a shumë tashmë është bërë e qartë përse kishte shpërthyer gjithë ai zemrim pas vendimit të ish- presidentit Sejdiu për dorëheqje. Ishte shpresuar se në mungesë të alternativës tjetër që garanton siguri , koalicioni mund të mbahej me frymarrje artificiale të perëndimit.

Po ashtu, tashmë nga të gjithë po kuptohet përse kishte pasur madje edhe lutje në adresë të is- presidentit që të mos tërhiqen ministrat nga qeveria Thaqi. Kjo u bë krejt e qartë, kur shpresa e fundit për përplasje karrigash në kuvendin e radhës të LDK , rezultoi si një shpresë e joreale, si një kashtë për të cilën po kapej qeverisja e mbetur e zbuluar para qytetarve. LDK-ja prej një partneri , në shpalljen formale të pavarësisë, dhe në menaxhimin e situatës pas sajë, në fund u shndërrue në një beze e cila veq e mbulonte marren e një qeverisjeje e cila kishte degraduar në një oligarki të modelit rus.

Mjeshtria e tërheqjes dhe ruajtjes së kapaciteteve

Po aq sa është mjeshtri të ndërtosh konjukturën e cila të sjell në pushtet, po aq është mjeshtri të zbresësh nga pushteti me njëfar dinjiteti dhe të ruajsh strukturën nga thyerja e plotë.
Pak ka lider të cilët janë në gjendje të e menaxhojnë kalimin në opozitë, të një partie autoritare, pa u shpartallue struktura dhe pa pasë konflikte të brendshme. Ka ashumë gjasë që pikrisht këtë po përpiqet të bëjë lideri i PDK – së .

Vetëm kështu mund të spjegohen të qeshurat e tijë në parlament, në rrethanat kur loja kishte marë rrokullimen. Euforia e disa “prurjeve” nuk e mbulon dot shijen e hidhur të dështimit dhe pritesën e këthimit të sërishëm në opozitë.

Vetëm kështu spjegohen deklaratat e kryeministrit i cili i thotë shefit të Eulex-it, se nuk ka kohë të paërshtatshme për të luftuar korrupsionin dhe krimin, dhe madje e nxitë të marë masa.
Sidoqoftë, me të gjitha veprimet e fundit, ai ka dërgue sinjale se nuk është i interesuar ta mbaj pushtetin me çdo kusht, por të menaxhoj një tërheqje të qetë.

Vetëm kjo arsye dhe ky bashkëpunim e bënë të kuptueshme përse faktori ndërkombëtarë i mbyllte sytë para punësimeve të joligjshme të pjestarëve të ish- strukturave militare dhe inteligjente të partisë, të cilat Thaqi kishte pranuar t’i demobilizonte nën këto kondita.
Krijimi i AIK –ut edhe pse me përbërje të kontestueshme, sidoqoftë shënoi hapin e parë institucional në atë drejtim. U krijua një institucion udhëheqesit dhe pjestarët e të cilit mund të ndërrohen me procedurë të parapar me ligj dhe të cilëve mund të u matet performansa.

Futja e FSK nën ligj, rikrijimi i strukturës së sajë dhe rekrutimi i stafit me kritere shumë të ashpra profesionale, dhe krijimi i ministrisë për këtë, ishin po ashtu disa hapa në këtë drejtim.
Kështu, Hashim Thaqi , e transofrmoi edhe elektoratin e tijë dhe vetveten njkohësisht, por tash ka arritur në një pikë ku do të duket qartë se sa ka qenë e sinqertë kjo qasje. Po vije momenti kur i ndodhur një hap para humnerës, kryeministri në dorëheqje do të ketë një moment të komunikimit të sinqert me vetveten dhe të kaluarën e tijë, dhe dilema do të jetë: pushteti apo atëdheu ?

Cfardo përpjekje me kalue humneren me më shumë se një të hedhur, mund të jetë tragjike për fatin e këtij vendi. Dilemat e shpërbëjnë procesin dhe e frymëzojnë luftën e mbrendshme e cila, duke marë parasyshë përmasat e lojës mund të rrezikoi jostabilitet dhe ringjallje të koservatorizmit, apo alternativave tjera jo-europiane.

Problemet e ish-kryeministrit

Reaksionet nga brenda dhe presionet nga jashtë e kanë me sfidue shkathtësinë politike të z. Thaqi, dhe si duket ai e ka kuptue që nga pozita nuk mundet me reformue partinë e tijë.
Krejt ministrat i dolen me problem. As riformatizimi nuk i hoqi virusët e korrupsionit dhe krimit.

Me pajtimet formale nëpër mbledhjet e transmetuara publikisht, me rrjeshtimet gati ushtarake në politikë, me përbetimet, nuk dmth qe dikush e ka pyetur realisht kryeministrin se si të veproj në ndonjërën ministri.

Po ashtu ka ndodhur me komunat, ku kryetarët e komunave kanë qenë zotër të komunave. Ata, kryesisht janë fshehur pas emrit të kryeministrit.

Diplomatëm perëndmor tashmë, mgjithëse nën zë, po pajtohen që mënyra më e mirë me e shpërblye vullnetin e mirë të z. Thaqi është me e ndihmue me zbritë prej pushteti, për pa u rrëzua.
Se rrëzimi sjell efektin domino dhe vetëm një zot e di ku mund të ndalet.

Deri te zgjedhjet, kanë mbetur jo shumë ditë. Pavarësisht rezultateve të tyre, procesi do të rrjedhë drejt të largimit të gjithë strukturave të krimit dhe atyre korruptive nga qeverisja.
Si duket kjo do të ecë përmes një forme të kombinuar. Bashkëpunimi i një pjese të zyrtarve qeveritarë i mban ata ende në klasën e cila do të qeverisë me këtë vend në të ardhmen.

Publikuar: 29.11.2010 | 06:54
Lexuar: 695 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime