Jemi komuna e parë në Maqedoni që nënshkruan një kontratë të kësaj natyre, me të cilën edhe njëherë dëshmoj konsistencën time profesionale, etike dhe politike. I njoh të drejtat bazuar në ligj, duke bashkëngjitur në këto të drejta edhe kriteret e meritokracisë. Përgjegjësitë dhe obligimet që sot do ti nënshkruaj si kryetar komune, do ti respektoj dhe zbatoj deri në fund të mandatit, tha mes tjerash Osmani.
Komuna e Gostivarit është komunë e parë në nivel të shtetit, e cila nënshkruan kontratë kolektive me organizatën sindikale.
Në një ceremoni rasti, në prezencë të të punësuarve në administratën komunale dhe Njësinë e zjarrfikësve në Gostivar, mediave dhe mysafirëve të ndryshëm u nënshkrua Kontrata kolektive trepalëshe me të cilën rregullohen të drejtat dhe obligimet e punonjësve.
Në argumentimin për kontratën kolektive ne kemi arritur të gjejmë një gjuhë të përbashkët duke pasur parasysh elementin e gjendjes financiare dhe fiskale të komunës dhe duke i dhënë hapësirë kryetarit të komunës që këto detyrime të cilat ne sot i nënshkruajmë e që paraqesin të drejta të punësuarve, të ketë mundësi menaxheriale dhe ato ti zbatojë në realitet, tha kryetari Osmani duke shtuar se sindikata e komunës është organizuar me kërkesën dhe iniciativën e tij personale.
Jemi komuna e parë në Maqedoni që nënshkruan një kontratë të kësaj natyre, me të cilën edhe njëherë dëshmoj konsistencën time profesionale, etike dhe politike. I njoh të drejtat bazuar në ligj, duke bashkëngjitur në këto të drejta edhe kriteret e meritokracisë. Përgjegjësitë dhe obligimet që sot do ti nënshkruaj si kryetar komune, do ti respektoj dhe zbatoj deri në fund të mandatit, tha mes tjerash Osmani.
Ai uroi që kjo qasje partneriteti në respektim të obligimeve dhe të privilegjeve, të jenë parime bazë që do ta shoqërojnë atë dhe të punësuarit, duke respektuar njëri-tjetrin reciprokisht. Në fund të fjalimit të tij, Osmani falënderoi udhëheqësin e Seksionet për resurse njerëzore z.Nuri Bajrami dhe kryetarin e organizatës sindikale z.Imer Memedi, për përkushtimin e tyre në përpilimin e kësaj kontrate kolektive.
Kryetari i Sindikatës së AOJSH Vanço Muratoski tha se Komuna e Gostivarit edhe para 13 vitesh ishte e vetmja komunë e cila nënshkroi një kontratë të këtillë kur edhe atëherë në krye të saj ishte kryetari aktual Rufi Osmani. Edhe tani, kur përsëri në krye të Komunës është shumë i respektuari prof. Rufi Osmani, Komuna e Gostivarit është e vetmja komunë që nënshkruan një kontratë të tillë, por të shpresojmë se kësaj radhe kjo do të shërbejë si një shembull pozitiv dhe së shpejti këtë akt do ta ndjekin edhe komunat tjera në vend, tha Muratoski.
Në emër të komunës së Gostivarit kontratën e nënshkroi kryetari prof.dr. Rufi Osmani, në emër të Sindikatës së punonjësve të AOJSH kryetari Vanço Muratoski dhe në emër të Organizatës sindikale të Komunës së Gostivarit, kryetari i saj Imer Memedi.