E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Ne si Elektrana të Maqedonisë nuk dalim me shifër rreth çmimit të rrymës dhe nëse ai do të duhet të ndryshohet. Kjo është detyrë e Komisionit rregullator për energjetikë", deklaroi Çingoski duke u përgjigjur në pyetjet pas nënshkrimit të Marrëveshjs për ndihmën gjermane për sektorin energjetik të Maqedonisë në Ministrinë e Financave.
Ēingoski: ELEM nuk ėshtė kompetent pėr ēmimin e energjisė elektrike











- Drejtori i SHA ELEM, Vllatko Çingoski nuk dëshiron të spekulojë nëse do të ketë korrigjime të çmimit të energjisë elektrike prej 1 janarit të vitit të ardhshëm.

"Ne si Elektrana të Maqedonisë nuk dalim me shifër rreth çmimit të rrymës dhe nëse ai do të duhet të ndryshohet. Kjo është detyrë e Komisionit rregullator për energjetikë", deklaroi Çingoski duke u përgjigjur në pyetjet pas nënshkrimit të Marrëveshjs për ndihmën gjermane për sektorin energjetik të Maqedonisë në Ministrinë e Financave.

Ai theksoi se sipas rregullativës ligjore, ELEM është i detyruar që KRE-së t'ia dorëzojë të gjitha llogaritjet, kalkulimet dhe shpenzimet e realizuara gjatë vitit dhe planet për vitin e ardhshëm, paralelisht me investimet të cilat po realizohen gjatë këtij viti dhe planifikohen gjatë vitit të ardhshëm.

"Shpenzimet e ELEM-it për këtë vit janë në suaza të parashikimeve me planet ekonomike të kompanisë për këtë vit dhe për vitin e ardhshëm duke i përfshirë edhe investimet të cilat janë realizuar dhe ato të cilat planifikohen për vitin e ardhshëm në drejtim të përmirësimit të furnizimit me energji elektrike dhe rritje të prodhimtarisë", tha Çingoski.

Komisioni rregullator për energjetikë, pasi që do t'i marrë përllogaritjet nga tre kompanitë energjetike në vend, EVN Maqedoni, ELEM dhe MEPSO, duhet të vendosë nëse do të ketë ndryshim të çmimit të rrymës dhe sa do të ishte ai ndryshim prej 1 janarit të vitit të ardshhëm.

Publikuar: 29.11.2010 | 18:08
Lexuar: 358 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime