E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Stefen flet me zë të ulët, duke fërkuar mjekrën si të jetë ende duke vazhduar interpretimin në filmin “Soemwhere”. Është një rol të cilin ai e njeh mjaft mirë, madje që para se Sofia Copola t’i dërgonte skenarin e filmit të saj, dy vite të shkuara.
E gjithė vėmendja te Stefen Dorff






Stefen flet me zë të ulët, duke fërkuar mjekrën si të jetë ende duke vazhduar interpretimin në filmin “Soemwhere”. Është një rol të cilin ai e njeh mjaft mirë, madje që para se Sofia Copola t’i dërgonte skenarin e filmit të saj, dy vite të shkuara. Bëhet fjalë për një personazh i cili detyrohet që të ekzaminojë gjithë jetën e tij pas diçkaje që i ndodh me të bijën 11-vjeçare. Është një meditim dhe një shikim introspektiv që e bën të analizojë të shkuarën dhe të tashmen sikur nuk e kishte bërë kurrë më parë. Vetë Dorff, aktualisht në moshën 27-vjeçare, ende nuk ka fëmijë, por personazhi i ngjiti shumë duke qenë se i ngjante në disa pika të tjera. “Sofia më dha rolin më të mirë që mund të pretendohet për një aktor të ri. Asnjë tjetër rol nuk mund të krahasohet me të. Kam lexuar shumë skenarë, shumë personazhe dhe ai i imi ishte më i miri”, - thotë Dorff.

Karriera e Stefen Dorff

Ai vetë është rritur në Los Anxhelos, ku i ati, Steve Dorff, vazhdon që të gëzojë një karrierë të suksesshme si kompozitor në televizion dhe në filma të ndryshëm televizivë. Dhe, fakti që i ati ishte i lidhur me botën e filmit, ka qenë për Dorff shtysa kryesore për t’u marrë me të. Që 12 vjeç ai u shfaq për herë të parë në televizor në shfaqje të tilla të famshme për kohën, sigurisht shfaqje për fëmijë dhe rolin e parë në një film e pati në filmin “The Gatre”, kur ishte vetëm 14 vjeç. Në vitin 1992 u zgjodh mes 2000 aktorëve të rinj nga e gjithë bota për një rol në filmin “The Power of One”. Është filmi që e bëri të famshëm dhe njëherazi i dha edhe një çmim për rolin më të mirë joprotagonist.

Dy vite më pas ai fitoi një famë të madhe me interpretimin në dy filma shumë të famshëm, në dramën “Backbeat” dhe “S.F.W”, së bashku me aktoren Reese Witherspoon. Të gjitha rolet që pati pas këtyre të dyve ishin role të suksesshëm, role të cilët ai pati mundësi që t’i zgjidhte për shkak se tashmë kishte fituar një emër dhe famë. Historia e Dorff në fakt i ngjan historisë së një njeriu me fat, që e ka pasur rrugën të shtruar dhe që në jetë, falë fatit dhe disa kushteve, pati gjithçka me shumicë që në moshë të re. Ndryshe nga aktorë të tjerë që kanë ardhur nga rangje më të ulëta dhe nga një lloj tjetër jete, ai falë babait e kishte gjithçka shumë më të lehtë. Pikërisht për shkak se suksesin e takoi që kur ishte shumë i ri, pati një periudhë kur ra viktimë e famës së tij. Për një farë kohe pati shumë shoqëri me një legjendë të vërtetë të kinemasë, Nikolson, me të cilin u takua për herë të parë në filmin “Blood and Wine”, në vitin 1996.

Por, në kulmin e suksesit ai u cilësua nga media si një person “arrogant”, dhe për këtë ylli i tij nisi që ta humbiste shkëlqimin. Si pasojë, nuk e afruan më që të interpretonte role të dorës së parë. Për 5 vjet rresht pati vetëm role të dorës së dytë, madje edhe këto në filma të dorës së dytë. Për këtë arsye ai i është shumë mirënjohës Sofias, që besoi sërish tek ai për ta rikthyer edhe një herë në qendër të vëmendjes me një rol që është me të vërtetë i jashtëzakonshëm dhe për të cilin vetë Dorff ka pasur një pasion që në fillim. “Pa dyshim që është pjesa më e mirë që kam luajtur ndonjëherë, një rol i thellë, me shumë dramë, shumë psikologjik, që kërkon jo vetëm një njohje të personazhit, por edhe një punë të madhe për të nxjerrë më të mirën. Veçanërisht ky është një film për kohën në të cilën jemi, kur gjithnjë e më tepër shfaqen filma komercialistë të cilët nuk përqendrohen në botën e një personazhi. Në këtë mënyrë Copola është ndër të paktat që ka ende një zë origjinal dhe ndërkohë ka mundësi t’i realizojë filmat e saj.

Sa filma ka luajtur Stefen Dorff?

Unë kam luajtur gjatë karrierës sime 35 filma dhe ajo çka mendoj është se filmat që do të vijnë do të jenë më të mirët. Sofia më dha një mundësi të jashtëzakonshme për të treguar dhe shfaqur atë që kam brenda vetes dhe nuk e kam pasur mundësinë që ta shfaq më parë”, - shprehet ai. Dorff ka qenë edhe producent i njërit prej filmave të tij, “Felon” e më pas bëri edhe “The Public Enemy”. Vetëm pas këtij filmi dëgjoi se Sofia ishte duke kërkuar aktor kryesor për filmin saj të ri dhe se emrin e tij e kishte vënë në krye të listës. “Kur u takova me Sofinë, ajo nuk më tha gjë dhe më la të prisja 6 ditë në Paris. Agjenti im më këshilloi që të mos largohesha nga Parisi pa e marrë rolin. Pasi prita edhe 6 ditë të tjera, i çova një sms, në të cilën i thosha që isha shumë i interesuar për rolin, që nuk po më zinte gjumi për të, por nëse ajo kishte vendosur për ndonjë aktor tjetër, më mirë të ma thoshte dhe unë do ta kuptoja.

Nuk mora përgjigje menjëherë, dhe kjo filloi që të më shqetësonte. Kohën më të madhe e kaloja në kafenenë e hotelit dhe një ditë, ndërsa ndodhesha në ballkon me vështrimin nga kulla ‘Eiffel’, bie telefoni dhe Sofia më tha: Unë kam vendosur. Nëse ti dëshiron mund të vish në filmin tim. Unë u hodha përpjetë nga gëzimi dhe nuk mund ta imagjinoja që ishte e vërtetë. Pata një emocion të jashtëzakonshëm dhe dola nëpër rrugë, ndërkohë që lotët më rridhnin faqeve. Dy muaj më vonë nisëm punën për filmin dhe mund të them se mjedisi i punës ishte i jashtëzakonshëm, bashkëpunues, i ngrohtë dhe shumë miqësor. Nuk kisha parë kurrë një mënyrë të tillë të punuari”. Ndërkohë që rrëfen, sytë e Dorff janë mbushur me lot. “Kam qenë në biznesin e kinematografisë gjatë gjithë jetës dhe për vitet e punës që kam mund të konsiderohem një njeri i moshuar. Jam 37 vjeç për hir të Zotit, por pasi punova me Sofian e kam të vështirë që të gjej një regjisor tjetër që të më drejtojë si ajo dhe të krijojë me mua dhe me të gjithë stafin një klimë të jashtëzakonshme bashkëpunimi”, - thotë Dorff. Edhe pse ai tashmë mund të konsiderohet një aktor i famshëm dhe një njeri që ka lidhje të fuqishme dhe të shumta me botën e biznesit dhe të artit në Hollivud, Dorff kërkon që t’i bëjë gjërat sipas mënyrës së tij. “Dua të bëj filma në qendër të të cilëve të jenë personazhe. Më pëlqejnë filmat e vegjël, filmat me pak shpenzime, por që paraqesin një botë të madhe të brendshme. Sigurisht që gjëja që më pëlqen më shumë është aktrimi, por jam përfshirë dhe do të përfshihem edhe në të ardhmen në prodhimin e filmave dhe tani dua të bëj më shumë filma si ‘Felon’, e ndoshta edhe pak më të mëdhenj. Kam në mendje një ide për një komedi dhe dua ta bëj me mikun tim të vjetër Jack Nicholson”, - thotë ai.

Publikuar: 29.11.2010 | 20:48
Lexuar: 873 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime