E mërkurë, 23.07.2014
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ftohja është shkaktari më i zakonshëm i pezmatimit të veshit. Sipas mjekëve, është më se e zakonshme që pezmatimi i veshit të nisë me ftohje, sepse virusi i ftohjes ia bën të vështirë surrzlave në hundë dhe veshë të mbrohen ndaj baktereve.
Dhimbja e veshit nga ēka shkaktohet





Nëse bakteret shumohen, krijohet lehtë një infeksion me qelb në veshin e mesëm. Infeksionet janë më të zakonshme gjatë muajve të ftohtë të vitit. Pezmatimet e veshit mund të ndahen në nëngrupe të shumta, ku më të zakonshmet janë pezmatimi i menjëhershëm me qelb i veshit dhe rrufa e veshit. Me pezmatim të menjëhershëm të veshit kihet parasysh një malcim i qelbëzuar në veshin e mesëm, i cili nis papritur, zgjat pak kohë dhe mund të vërtetohet gjatë një vizite të thjeshtë të mjekut. Në rastin e rrufës së veshit, lëngu në veshin e mesëm nuk është i qelbëzuar. Dhembjet e veshëve paraqiten me nxehjen, skuqjen dhe irritimin e pjesëve të brendshme e të jashtme të veshit. I sëmuri ka dhembje të forta, që shtrihen deri në faring. Në vesh ka zhurma dhe fërshëllima, të cilat shkaktohen nga gjendje reumatizmale, nga të ftohtët, plagë të ndryshme, rrufa. Edhe sëmundje të ndryshme çojnë në shfaqjen e dhembjeve në vesh. Sipas mjekëve, edhe fëmijët nga mosha 1 deri në 12 vjeç janë të prirur për të vuajtur nga dhembjet e veshit.

Pezmatimi i veshit

Pezmatimi i veshit është më i zakonshëm në disa familje dhe është kështu pjesërisht një sëmundje e trashëgueshme. Është e vështirë të dihet se çfarë është me saktësi ajo që trashëgohet. Mund të jetë një funksionim jo aq i mirë i veshit të mesëm dhe i borisë së veshit, ose ka të bëjë me atë se si funksionon sistemi imunitar. Alergjitë nuk kanë treguar deri sot të jenë ndonjë shkaktar ndihmues i pezmatimit të veshit. Vetë pezmatimi i veshit nuk ngjitet, por viruset e ftohjes apo bakteret me të cilat është infektuar njeriu janë ngjitës. Ai të cilit u ngjiten këto ia del shpesh mbanë me një ftohje të zakonshme, por ndonjëherë ftohja zhvillohet në një pezmatim veshi edhe te ky. Prandaj mund të duket sikur vetë pezmatimi i veshit është ngjitur. Rreth moshës trevjeçare, gjysma e të gjithë fëmijëve kanë pasur ndonjëherë të paktën një pezmatim veshi. Më i zakonshëm është midis moshës 6 deri njëmbëdhjetë muajsh. Përpara se të fillojnë shkollën janë tre në katër fëmijë ata që ndonjëherë kanë pasur pezmatim veshi.

Sëmundjet e veshit

Në sëmundjet e veshit marrin pjesë edhe shumë faktorë të tjerë, që bëjnë pjesë në këtë sëmundje të këtij organi, si dylli në vesh, furunkula në kanalin e jashtëm të veshit, çarja e daulles së veshit, otiti i jashtëm dhe ai i huaj, sëmundja e minierit dhe shurdhimi. Grumbullimi i sekrecioneve të dyllit në kanalin e jashtëm të veshit mund të japë një dhembje të lehtë, ndjenjë kruajtjeje, në disa raste marrje mendsh dhe ulje të dëgjimit ose shurdhim të menjëhershëm, si rezultat i mbylljes së kanalit. Kjo diagnozë mjekohet vetëm duke bërë larje të kanalit të veshit, duke përdorur lavazh me ujë të vakët në temperaturën 37 gradë. Kurse furunkulat ose abceset në kanalin e jashtëm të veshit japin gjithmonë dhembje të forta dhe të padurueshme. Shkak është infektimi prej mikrobeve të ndryshme, që më shpesh ndodh prej traumave të vogla, që provokojnë kruarjen e veshit. Otiti i jashtëm është infektimi prej mikrobeve të ndryshme të kanalit të jashtëm të veshit, i cili mund të përhapet në llapën e veshit, më shpesh është pasojë e gërvishtjeve dhe kruarjeve, ose prej infeksionit të krijuar në vesh. Ai shfaqet me skuqje të veshit dhe kanalit, të kruajtura, dhimbje, enjte që mbyll kanalin e sekrecioneve, mund të zmadhohen gjëndrat limfatike të nofullës ose prapa veshit. Çarja e daulles së veshit mund të bëhet kur tentohet për heqjen e trupave të huaj, kur kruhet veshi me sende të mprehta ose prej shtimit të papritur të presionit të ajrit në kanalin e veshit, nga goditjet me shuplaka në vesh, gjatë zbritjeve të shpejta të aeroplanit.

Kurat bimore, druri i caracit

Një mjekim shumë i mirë, që ka dhënë rezultate të shkëlqyera për qetësimin e dhembjeve në vesh, është lëngu që përftohet nga druri i caracit. Për të përftuar këtë lëng këshillohet druri i njomë i tij. Drurin futeni në zjarr dhe do të vëreni se do të lëshojë lëng në fund të tij. Lëngun që del nga fundi i drurit e hidhni në një filxhan. Këtë lëng e përzieni me një sasi të barabartë me lëng preshi. Nga kjo përzierje hidhen në veshin e sëmurë tri pika. Ky mjekim vazhdon 3 deri 4 ditë. Edhe fruti i mollës është shumë i mirë për të lehtësuar dhembjet në vesh. Një kokërr mollë e ëmbël piqet në prush dhe pasi pastrohet shtypet derisa të bëhet në trajtë pureje, pastaj e shtrydhim në një kullesë. Lëngu që përftohet hidhet në një shishe dhe mbahet në frigorifer. Gjatë dhembjeve të veshit hidhen tri pika në veshin e sëmurë.

Veza e pjekur

Një tjetër kurë, që rekomandojnë mjekët popullorë, është edhe veza. Përveçse një ushqim me mjaft vitamina, veza shërben edhe në shërimin e dhembjeve të veshit. Pas zierjes së katër kokrrave vezë merret vetëm e verdha, e cila skuqet mirë në tigan derisa të lëshojë vaj. Këtë vaj e hedhim pika-pika në vesh kur kemi dhembje. Është vërtetuar se efektet që ajo jep janë të menjëhershme. Kjo kurë mund të përdoret edhe në rastet kur në vesh ka zhurma, pra kur dëgjimi është i zhurmshëm. Një mënyrë tjetër për të qetësuar dhembjet është edhe uthulla. Rreth 500 mililitra uthull vihet të zihet dhe mbi avujt e saj gjatë zierjes vendosim veshin që dhemb. Për të ndalur dhembjen mjafton të përdoret çdonjëra nga kurat e mësipërme dhe gjithçka do të jetë më e lehtë.

Këshilla për të shmangur pezmatimin e veshit

Mbrojtja plotësisht e fëmijës ndaj pezmatimit të veshit është e vështirë, por ekzistojnë disa mënyra për të ulur rrezikun.

Një fëmijë që kapet shpesh nga pezmatimi i veshit mund të ndihet më mirë duke mos qenë në një grup të madh në kopsht.

Është mirë nëse fëmijët në kopsht rrinë shpesh jashtë, pasi përhapja e infeksionit rritet në grupe të mëdha fëmijësh që rrinë në mjedise të mbyllura.

Publikuar: 30.11.2010 | 10:00
Lexuar: 1415 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime