E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), sot në mëngjes në Manastir, në orën shtatë e mori materialin e besueshëm i cili ishte përpunuar në shtypshkronjën "Kiro Dandaro".
KSHZ e mori materialin e besueshėm zgjedhor nga shtypshkronja e Manastirit









"Janë ruajtur të gjitha afatet për zbatimin e zgjedhjeve. Sot do të kryhet dërgesa e materialit të besueshëm për votim deri tek të gjitha komisionet zgjedhore komunale, përkatësisht do të dorëzohen fletëvotimet për zgjedhjet lokale dhe ato presidenciale, por edhe çertifikatat nga lista zgjedhore sipas së cilës do të votohet", tha Zoran Tanevski, zëdhënës i KSHZ-së gjatë qëndrimit në Manastir.

Gjatë ditëve të kaluara, KSHZ në komisionet zgjedhore komunale e dorëzoi edhe materialin jo të besueshëm zgjedhor, përkatësisht kutitë e votimit, paravanet, llambat ultra-vjollcë, sprejin e padukshëm dhe të gjitha mjetet e tjera të nevojshme për zbatimin e votimit.

"Të shtunën do të votojnë personat të cilët ndodhen në vuajtje të dënimit me burg apo në arrest, personat e zhvendosur në brendësi, si dhe personat të cilët tre ditë para zgjedhjeve, në komisionet zgjedhore komunale do të parashtrojnë dokumentacion se janë të sëmurë apo të pamundur", theksoi Tanevski. Sipas Listës së vetme zgjedhore, të drejtë vote kanë 529 persona me status të të zhvendosurve në brendi, 310 prej të cilëve në Shkup dhe 219 në Kumanovë, dhe 1.971 persona në vujatje të dënimit me burg apo në arrest.

Shtypshkronja SHA "Kiro Dandaro"-Manastir shtypi material për 1.792.082 votues, sipas listës zgjedhore për zgjedhjet presidenciale dhe lokale më 22 mars.

"Ky ishte ndër proceset më të vështira për shtypjen e materialeve zgjedhore, sepse bëhet fjalë për sasi të madhe, e cila në peshë paraqet rreth 70 tonë dhe e tërë kjo në afate të kufizuara, por gjithçka u krye me kohë dhe me cilësi të lartë", deklaroi Dragi Milloshevski, menaxher i shtypshkronjës "Kiro Dandaro" në Manastir.

Milloshevski në takimin e mëngjesit me gazetarë, theksoi se shtypja e fletëvotimeve dhe numerimi është kryer sipas vendvotimeve.

"Nuk ka mundësi për kurfarë falsifikati. Fletëvotimet janë përpunuar në pesë ngjyra me pesë prapavija, posaçërisht për president të vendit, posaçërisht për kryetar të Qytetit të Shkupit, posaçërisht për Këshill të qytetit të Shkupit dhe posaçërisht për komunat e Shkupit, përderisa për "brendinë" e shtetit, fletëvotimet e përpunuara janë me tre prapavija, përkatësisht për president të shtetit, për kryetarë të komunave përkatësisht këshilltarë në komuna", sqaroi Milloshevski.

Materialin e besueshëm zgjedhor, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve nga shtypshkronja në Manastir e mori sipas standardeve dhe sigurimit të caktuar.
/mia/


Publikuar: 18.03.2009 | 04:05
Lexuar: 598 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime