Megjithëse duket paksa e çuditshme, duke marrë parasysh se Trezege tashmë është 33-vjeçar si dhe faktin që në verën e këtij viti nga Juventusi u transferua te Herkulesi, që debutoi në elitën e futbollit spanjoll, Kaliendo insiston se një transferim i francezit nuk është i pamundshëm. Para disa ditësh kemi biseduar për këtë çështje dhe nuk mund të mos e them se bisedat do të vazhdojnë dhe gjatë ditëve të ardhshme.
Antoni Kaliendo, menaxheri i sulmuesit francez, David Trezege, ka thënë se klienti i tij mund të transferohet në radhët e kampionit aktual evropian, Interit.
Megjithëse duket paksa e çuditshme, duke marrë parasysh se Trezege tashmë është 33-vjeçar si dhe faktin që në verën e këtij viti nga Juventusi u transferua te Herkulesi, që debutoi në elitën e futbollit spanjoll, Kaliendo insiston se një transferim i francezit nuk është i pamundshëm. Para disa ditësh kemi biseduar për këtë çështje dhe nuk mund të mos e them se bisedat do të vazhdojnë dhe gjatë ditëve të ardhshme.
Mirëpo, duhet të jemi shumë të vëmendshëm, sepse Interi gjendet në situatë mjaft delikate, prandaj nuk mund të prognozojmë asgjë, ka thënë Kaliendo për Calciomercatonews. Interesimi i skuadrës italiane për sulmuesin francez është ngjallur për faktin që në këtë stinor vetëm Samuel Eto është në nivelin e duhur nga reparti i sulmit, prandaj trajneri Rafael Benitez dëshiron të ketë më tepër opsione në sulmin e skuadrës së tij.
Ish-anëtari i kombëtares franceze i ka kaluar dhjetë vjet në futbollin italian, praj nga kaloi në Spanjë. Në 11 ndeshje të kampionatit spanjoll që u paraqit me Herkulesin, ai ia ka shënuar shtatë gola.