Drejtuesit e Parlamentit Studentor të USHT-së, të udhëhequr nga kryetari, Shaban Arsllani, vendosën lule të freskëta në vendin ku dje humbi jetën Dafina Raci. Pas vendosjes së luleve të freskëta, kryetari i PS-USHT, Shaban Arsllani, në një deklaratë për mjetet e informimit, pasi i shprehu ngushëllime familjes Raci, kërkoi që personat përgjegjës për rastin e djeshëm tragjik të nxirren para drejtësisë.
Studentët e Universitetit Shtetëror të Tetovës, të udhëhequr nga drejtuesit e Parlamentit Studentor, gjatë mesditës së sotme qëndruan në Spitalin klinik të Tetovës, me çrast e vizituan vendin ku gjatë ditës së djeshme humbi jetën 23 vjeçja nga Prishtina, Dafina Raci, e cila kishte ardhur me rastin e solemnitetit që organizohej për diplomimin e motrës së saj, Urtina Raci.
Drejtuesit e Parlamentit Studentor të USHT-së, të udhëhequr nga kryetari, Shaban Arsllani, vendosën lule të freskëta në vendin ku dje humbi jetën Dafina Raci. Pas vendosjes së luleve të freskëta, kryetari i PS-USHT, Shaban Arsllani, në një deklaratë për mjetet e informimit, pasi i shprehu ngushëllime familjes Raci, kërkoi që personat përgjegjës për rastin e djeshëm tragjik të nxirren para drejtësisë.
E nderuara familje Raci, për ne, dje ka qenë një ditë e dhimbshme pasi morëm lajmin më të keq, për humbjen e bijës suaj. Ne, të gjithë e ndajmë e dhimbjen bashkërisht me ju, e dimë që kjo është humbje e madhe për familjen tuaj, megjithëse erdhët të uroni dhe ta festoni diplomimin e bijës suaj Urtinës, por juve ky gëzim iu shndërrua në tragjedi, tha në mes tjerash kryetari i Parlamentit Studentor të USHT-së, Shaban Arsllani.
Parlamenti Studentor i USHT-së, po ashtu apelon deri tek organet kompetente që të fillojnë me hetimet për rastit në fjalë, duke kërkuar përgjegjësi për ata që e kanë rikonstruktuar dhe kanë bërë pranim dorëzim teknik të çatisë së repartit internistik të Spitalit klinik të Tetovës, i cili është kryer gjatë periudhës 2007-2008.
Parlamenti Studentor i USHT-së, duke kërkuar nga organet kompetente që të bëjnë zbardhjen e plotë të këtij rasti tragjik, po ashtu kërkoi që të mbajnë llogari dhe përgjegjësi edhe strukturat më të larta udhëheqëse të asaj kohe, respektivisht drejtoria e spitalit, me theks të veçantë edhe Ministria e Shëndetësisë.