Duke folur për BBC-në në këtë pragfushate Thaçi, kryetar i Partisë Demokratike në pushtet, thotë se në katër vitet e ardhshme Kosova do të marrë regjim pa viza nga BE-ja për qytetarët e saj, do të jetë anëtare e NATO-s, dhe do të afrohet më shumë me BE-në.
Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Hashim Thaçi ka besim se në zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme, të parat pas pavarësisë, do të arrihen standardet evropiane për zgjedhje të lira, të ndershme e demokratike.
Duke folur për BBC-në në këtë pragfushate Thaçi, kryetar i Partisë Demokratike në pushtet, thotë se në katër vitet e ardhshme Kosova do të marrë regjim pa viza nga BE-ja për qytetarët e saj, do të jetë anëtare e NATO-s, dhe do të afrohet më shumë me BE-në.
Kryeministri kosovar premton se kutitë e votimit për zgjedhjet e përgjithshme do të hapen në të gjithë territorin e Kosovës, përfshirë edhe veriun. Ai po ashtu është shprehur optimist për një pjesëmarrje të madhe të serbëve në këto zgjedhje.